“Drejtoria e Inspeksionit problematike”– Bullqi gjen zëvendësimin e drejtorit që e denoncoi në prokurori

Komuna e Podujevës, ka kohë që nuk po mund të rehatohet me drejtorin e drejtorisë së Inspeksionit. Para pak javësh Shpejtim Bulliqi kishte shkarkuar nga kjo detyrë Besnik Mulliqi. Ky ishte drejtori i tretë i kësaj drejtorie që po e liron detyrën që prej kur Bulliqi e ka marrë mandatin. Mulliqi kishte hedhur akuza ndaj kryetarit se ka penguar punën e tij

Kryetari i Komunës së Podujevës, ka gjetur zëvendësimin për drejtorin e shkarkuar para disa javës. Sot ka njoftuar se në krye të drejtorisë së Inspeksionit ka emëruar një grua.

“Florentina Osmani emërohet Drejtore e Drejtorisë së Inspeksionit”, thuhet në njoftimin e Komunës së Podujevës.

LEXO EDHE KETE

Limaj i përlotur: Momenti më i vështirë ishte kur m’u vra ushtari 16-vjeçar

“Me vendim të kryetarit të komunës, Shpejtim Bulliqi, është emëruar Florentina Osmani drejtore e Drejtorisë së Inspeksionit në Komunën e Podujevës”, thuhet më tej në njoftim.

Drejtoresha e re, Florentina Osmani sipas njoftimit nga komuna ka përfunduar studimet themelore në Universitetin e Prishtinës në Fakultetin Juridik, poashtu edhe studimet e nivelit master ka përfunduar në Fakultetin Juridik në drejtimin Kushtetues.

“Ka punuar për disa vite me projekt të Institutit të Kosovës për Drejtësi në Gjykatën Themelore të Prishtinës – Dega në Podujevë.  Pas emërimit të Osmanit në krye të këtij dikasteri, kryetari Bulliqi i ka uruar suksese në kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive të saj”, thuhet më tej në njoftim.

Shkarkimi i drejtorit Mulliqi kishte ndodhur në ditën kur filluan rrënimet e objekteve pa leje në Orllan.

Mulliqi e konfirmoi shkarkimin e tij, duke thënë se kjo erdhi si pasojë e përpjekjeve të vazhdueshme për t’a mbrojtur atë zonë dhe jo vetëm.

“Të nderuar qytetarë të Podujevës, të dashur aktivistë të lëvizjes Vetëvendosje! Ju njoftoj që sot pas një aksioni të rrënimeve në fshatin Orllan më saktësisht në zonën e liqenit të Batllavës, kam pranuar në emailin zyrtar vendimin për shkarkim nga ZKA”.

“Pra, shkarkimi ka ndodhur si pasojë e përpjekve të mia të vazhdushme për t’a mbrojtur atë zonë dhe jo vetëm!Po, është e vërtetë që kemi pasur mospajtime të thella me Kryetarin e komunës së Podujevës, në njërën anë une në mbrojtje të ligjit dhe anën tjetër “Ai” në tentim për të më penguar!Prandaj, me vendim të kryetarit nuk do të vazhdoj të jem Drejtor i Drejtorisë së Inspeksionit, ani pse vendimi për shkarkim është skandaloz. Të gjithë juve qytetarë të Podujeves dhe aktivistë të Lëvizjes, ju falënderoj nga zemra për përkrahjen e vazhdueshme!”, shkroi ai.

Pak ditë pasi pas deklaratave të ish-drejtorit të Inspeksionit, Besnik Mulliqi se kryetari Shpejtim Bulliqi ka ndërhyrë në vendimet për ndërtime e rrënimet në Komunën e Podujevës, tashmë ky është iniciuar si rast.

Prokuroria Themelore e Prishtinës, e ka konfirmuar për Gazetën Insajderi se ndaj Shpejtim Bulliqit është iniciuar rast penal lidhur me dyshimet për ndërhyrje në vendimet për rrënimin e ndërtimeve në Podujevë.

“Lidhur me kërkesën tuaj ju informojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë ka inicuar rastin e poshtëshënuar“, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë për Gazetën Insajderi.

Rasti tashmë i ndarë një prokurori, për të vazhduar me hetimet dhe intervistimin e palëve të përfshira, shkruan Insajderi. /Botapress.info/

ngjashme