Vetëm në vitin 2021 kanë migruar plotë 42 mijë e 700 qytetarë, ndërkohë që vetëm një pjesë e vogël e tyre janë rikthyer përsëri.
Kështu ka thënë Avni Kastrati, drejtori për statistika të popullsisë në Agjencinë e Statistikave të Kosovës (ASK) për Elkonomia Online.
Plani franko-gjerman, Rohde: Do të ketë konsekuenca për palën që nuk tregohet konstruktive
Tutje, ai ka thënë se migrimi neto për vitin 2021 është rreth 38 mijë banorë më pak që e kanë lëshuar Kosovën.
“Ne e kemi publikuar vitin e kaluar një raport që është në bazë të vlerësimit dhe në atë raport janë evidentuar 42 700 e me shumë banorë që kanë migruar. Por, një pjesë e tyre është kthyer dhe migrimi neto për vitin 2021 është rreth 38 mijë banorë më pak që e kanë lëshuar Kosovën. Zakonisht kosovarët udhëtojnë në vendet e Bashkimit Evropian, pjesa dërrmuese, por një pjesë e vogël në SHBA dhe Kanada apo vende të tjera. Por, është një numër shumë i vogël në krahasim me migrimin në vendet e Bashkimit Evropian”, ka thënë Kastrati.
Kastrati ka thënë se Kosova nuk ka shifra se sa është numri i qytetarëve që e kanë lëshuar vendin që nga paslufta.
Ai ka thënë se kanë kërkuar nga vendet ku janë shkuar kosovarët që të nxirren disa statistika, mirëpo është sfiduese.
“Jo nuk i kemi për shkak se pas pavarësimit të Kosovës kanë filluar të evidentohen të dhënat për Kosovën në të gjitha shtetet pritëse, sepse kosovarët para shpalljes së pavarësisë kanë pas një nënshtetësi tjetër dhe janë data bazat me nënshtetësi tjera nuk janë publikuar. Kemi kërkuar për disa vite nga shtetet pritëse ku janë kosovarët, por nuk munden me i nxjerr sepse duhet vetë personi të shkojë atje, në atë komunë, në atë vend ku qëndron me e tërheq nënshtetësinë e kaluar, e kjo është edhe sfida”, u shpreh tutje ai.