Drejtori ekzekutiv i Shell, Wael Sawan ka deklaruar se Evropa mund të përballet me mungesë energjie dhe karburanti që muajin e ardhshëm nëse nuk do të ketë një rihapje të ngushticës së Hormuzit.
Shefi i kompanisë më të madhe të naftës në Evropë tha se po punonte me qeveritë për t’i ndihmuar ato të adresonin krizën e furnizimit me naftë dhe gaz, e cila tashmë ka çuar në racionimin e energjisë në vendet aziatike.
Çmimet e naftës ranë përsëri në rreth 100 dollarë për fuçi të mërkurën nga niveli maksimal prej rreth 114 dollarësh në fillim të javës, pas raportimeve se Shtëpia e Bardhë u ka dërguar udhëheqësve të Iranit një plan paqeje me 15 pika.
Megjithatë, pa një rikthim të furnizimeve të naftës bruto nga Gjiri Persik tek blerësit globalë nëpërmjet kanalit të rëndësishëm të Hormuzit, Evropa mund të përballet me mungesa të lëndëve djegëse fosile brenda disa javësh.
Sawan tha në një konferencë në Teksas se Azia Jugore ishte e para që mori atë peshë. Sipas tij kjo është zhvendosur në Azinë Juglindore, Azinë Verilindore dhe më pas edhe më shumë në Evropë, ndërsa hyjmë në prill.
Ai tha se kriza, tani në javën e katërt, kishte ndikuar tashmë në furnizimet me karburant për avionë çmimi i të cilit është dyfishuar që nga fillimi i konfliktit dhe nafta mund të vihet nën presion.
Paralajmërimi i ashpër u pasqyrua edhe në të njëjtën konferencë industriale, ku ministrja e ekonomisë gjermane, Katherina Reiche, paralajmëroi se mungesa e furnizimit me energji mund të ndodhë në fund të prillit ose majit nëse konflikti vazhdon.



Të tjera
Uncategorized
Dentro la Lobby: come un buon design trasforma l’intrattenimento nei casino online
Una lobby ben progettata è il
Aktuale
Trump nga Ankaraja: Mund t’i tërheqim të gjithë trupat tanë nga Evropa
Presidenti amerikan, Donald Trump, të martën
Lajme Opinione
Kajtazi: Prej se ka ardhë në pushtet, Kurti çdo verë pushimet i kalon në Greqi e kurrë në Shqipëri!
Gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar