Drejtori i informacionit të Klan Kosovës, Gazmend Syla, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook për rastin e Klan Kosovës.
Syla ka postuar një fotografi duke lexuar gazetë, dhe ka shkruar se të njëjtat i ka mbyllur pandemia, kurse televizionet po tenton t’i mbyllë Qeveria.
“Gazetat i pati mshel pandemia (e besa edhe ekonomia) ndersa televizione po tenton me mshel qeveria!”, ka shkruar Syla.
Ai iu drejtua Qeverise duke iu thënë që t’i mbyllin edhe portalet e radiot, e të jetojmë në terrin informativ.