Dr. Faton Bislimi është ftuar që të jetë pjesëmarrës në Samitin e Lidershipit 2021 mbi Politikën e Jashtme Amerikane në Washington, DC, nga 11 deri më 13 qershor.
Lajmin e ka bere te ditur vete ai permes nje postimi ne Facebook:
Jashtëzakonisht i nderuar që do të jem pjesë e Samitit të Lidershipit 2023 mbi Politikën e
Jashtme Amerikane në Washington, DC, nga 11 deri më 13 qershor, ku ndër pjesëmarrësit kryesorë do të jenë edhe z. Jon Finer, Zëvendës Këshilltar i Sigurisë Kombëtare i Presidentit Biden, e z. Bill Burns, Drejtor i CIA. Diskutimet e Samitit do fokusohen në rëndësinë e politikës së jashtme dhe sfidat ndaj sigurisë kombëtare në këtë kohë!
Roli i politikës së jashtme amerikane është përcaktues i shumë dinamikave gjeopolitike në botë. Është vitale për një komb si shqiptarët, e veçanërisht një shtet si Kosova, që interesat tona shtetërore e kombëtare të përputhen me ato të SHBA-ve. Vizioni ynë politik duhet të tejkalojë secilën barrierë që mund të ndajë këtë përputhshmëri interesash gjeostrategjike!