Sinjali ka siguruar detaje ekskluzive nga dosja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, e cila çoi në arrestimin e tre zyrtarëve policorë nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës, zbulim të informatave zyrtare dhe përfshirje në një skemë të dyshuar manipulimi me prona përmes dokumenteve të falsifikuara.
Sipas kërkesës për paraburgim të siguruar nga Sinjali, në qendër të hetimit ndodhen:
Alfred Ismajli, polic në Stacionin Jug në Prishtinë,
Artan Shala, zyrtar në Drejtorinë për Hetimin e Narkotikëve,
dhe Bion Beqiri, pjesëtar i Policisë së Kosovës.
Prokuroria pretendon se ata kanë bashkëpunuar me Mihajlo Milanovicin, person i dyshuar për skemë të organizuar të manipulimit me prona në Prishtinë përmes dokumenteve të falsifikuara.
Parcela prej gati 6 mijë metrash dhe dyshimet për bartje me dokumente false
Në dosje përmendet një parcelë me numër kadastral 1662-0, me sipërfaqe prej 5976 metrash katrorë, për të cilën dyshohet se është tentuar të bartet në mënyrë të kundërligjshme tek një person me emrin Zeljko Jagodic.
Sipas Prokurorisë, Alfred Ismajli dyshohet se kishte koordinuar veprimet me Milanovicin dhe e kishte informuar vazhdimisht për rrjedhën e hetimeve, madje edhe për zhvillimet brenda Stacionit Policor Jug.
Në dokument përshkruhet se Ismajli kishte marrë pjesë edhe në intervistimin e dëshmitares V.M.B, ndonëse sipas Prokurorisë nuk kishte kompetencë direkte për rastin, pasi çështja tashmë ishte në sektorin e hetimeve.
“E lexova dhe mirë e ke shkruar”
Një nga pjesët më sensitive të dosjes lidhet me komunikimet që Prokuroria pretendon se janë zhvilluar mes policëve dhe Mihajlo Milanovicit përmes aplikacionit Viber.
Sipas dokumentit: Alfred Ismajli dyshohet se i kishte dërguar Milanovicit raportin e hetuesit Bion Beqiri, ndërsa ky i fundit, sipas dosjes, ishte përgjigjur: “E lexova dhe mirë e ke shkruar”.
Po ashtu, në dosje përmendet edhe një komunikim ku Milanovici i kërkon Artan Shalës: “A fole me qat djal me nxjerr ato”, ndërsa më pas pretendohet se Shala i përgjigjet: “Kto letrat un i kom kur t’vish ti dha”.
Dyshime për presion ndaj zyrtares së kadastrit
Një tjetër element i rëndë në dosje lidhet me pretendimet se Alfred Ismajli dhe Bion Beqiri kishin ushtruar presion ndaj një zyrtareje të kadastrit në Komunën e Prishtinës.
Sipas Prokurorisë, zyrtarja ishte nxitur të largonte vërejtjet e regjistruara mbi parcelën kontestuese, me qëllim që prona të regjistrohej dhe më pas të shitej.
Në dosje thuhet se asaj i ishte kërkuar: të fshinte vërejtjen në regjistër, të shkonte në punë për ta kryer procedurën, dhe më pas të dëshmonte në favor të certifikatës së pronësisë.
Çfarë provash ka Prokuroria?
Sipas dokumentit që ka siguruar Sinjali, Prokuroria pretendon se dyshimet mbështeten në: komunikime telefonike dhe në Viber, CD me komunikime, fotografi nga bisedat, deklarata dëshmitarësh, procesverbale intervistimesh, si dhe materiale të sekuestruara gjatë bastisjeve.
Pse u kërkua paraburgimi?
Prokuroria kishte kërkuar paraburgim prej 30 ditësh për tre policët, duke argumentuar se: mund të ndikonin tek dëshmitarët, mund të koordinonin deklaratat, dhe mund të pengonin procedurën hetimore për shkak të pozitave të tyre në Policinë e Kosovës.
Megjithatë, Gjykata Themelore në Prishtinë nuk e aprovoi kërkesën për paraburgim dhe ndaj tyre caktoi masën e arrestit shtëpiak prej një mua



Të tjera
Lajme
Gjashtë shtatzëni të konfirmuara me IVF në QKUK
Mes qindra konsultave që kryhen paraprakisht,
Lajme
Një punëtor bie nga objekti ku po punonte në Fushë-Kosovë, përfundon në QKUK
Një person ka mbetur i lënduar
Lajme
Dhjetë raste të fruthit, QKUK-prindërve: Mos bini pre e dezinformatave, vaksinoni fëmijët
Nga 16 prill deri më 8