Një vajzë suedeze e quajtur Pixee Fox pagoi 80 mijë euro për operacione plastike, duke ndryshuar në mënyrë drastike, e gjitha kjo për shkak të dëshirës për t’u kthyer në një “personazh nga një film vizatimor”.
Foxx-it, ndër të tjera, hoqi gjashtë brinjë për t’u dukur si Jessica Rabbit dhe Bukuroshja e Fjetur, nga të cilat ajo mori frymëzim.
Kjo 32-vjeçare nga Suedia iu nënshtrua operacionit të gjoksit, heqjes së brinjëve dhe rindërtimit të fytyrës. Për shkak të ndryshimeve ekstreme, ajo dukej si një aktore e një filmi vizatimor të vërtetë.
Megjithatë, gjithçka ndryshoi kur operacionet filluan të ndërlikohen. Si pasojë, ajo vendosi të ndalet dhe t’i përkushtohet shëndetit dhe rimëkëmbjes së saj.
“Unë jetoj në shtëpi me familjen time në Suedi, po shërohem nga dëmtimi i trurit që kam marrë pas një operacioni me një mjek. Ai shkatërroi jetët e shumë njerëzve. Madje i dha fund jetës njerëzore. Nuk merr asnjë përgjegjësi për të. Madje më ka bllokuar në rrjetet sociale. Sigurisht, kjo është ajo që ai bën kur gjërat shkojnë keq. Unë nuk jam e para. Po e shkruaj këtë postim vetëm si një paralajmërim për të tjerët. Mos i besoni këtij mjeku”, u shpreh 32-vjeçarja./Botapress.info/