• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Donjeta Sadiku e humb Botërorin, pasi India ia kushtëzoi pjesëmarrjen me simbolet shtetërore

nga Bota Press
14 Mars, 2023
në Lajme, Sport
ShareShareShare

Boksieres kosovare Donjeta Sadiku i është mohuar përsëri pjesëmarrja në Kampionatin Botëror të Boksit në Nju Delhi, pasi India ia kushtëzoi dhënien e vizës me heqjen dorë nga simbolet shtetërore të Kosovës gjatë paraqitjes në garë.

Sadiku, fituese e medaljes së bronztë në Botëror dhe Evropian, përfundimisht nuk do të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të Boksit, që nis sot në New Delhi të Indisë, njofton Komiteti Olimpik i Kosovës.

India nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, dhe kjo nuk është hera e parë që ky vend ia ndalon pjesëmarrjen Sadikut në një botëror.

Ministria e Jashtme e Indisë kishte pranuar të jepte viza për ekipin kosovar të boksit fillimisht, para se t’i vinte kushte Sadikut të paraqitej në ring dhe jashtë tij pa asnjë simbol shtetëror të Kosovës.

“Organizatori i Kampionatit bëri me dije se pjesëmarrja e boksieres tonë mund të bëhet vetëm me dy kushtet e vëna: Flamuri i Kosovës dhe himni shtetëror nuk do të përdoren në ndonjërën nga ceremonitë gjatë kampionatit botëror, si dhe pjesëmarrësit e Kosovës nuk do të lejohen të bartin flamurin e tyre, qoftë edhe në veshjet e tyre në formë të printuar”, njoftoi KOK.

Duke parë këto kushte dhe diskriminimin e bërë nga shteti i Indisë, FBOXK në bashkëpunim me Komitetin Olimpik të Kosovës dhe Ministrinë për Kulturë, Rini e Sport, vendosi të mos udhëtojë fare drejt Indisë.

Kjo është hera e tretë që Sadikut i mohohet pjesëmarrja në Kampionatet Botërore në Indi dhe rrjedhimisht mundësia për të fituar një tjetër medalje botërore.

Botërori është gara më e rëndësishme e Federatës Ndërkombëtare të Boksit, e cila ka lejuar diskriminimin ndaj kosovarëve duke mos bërë asgjë që boksierët të lejohen të marrin pjesë në kushte të barabarta me të tjerët, dhe duke e lejuar Indinë ta organizojë botërorin sërish pavarësisht historisë së saj diskriminuese ndaj Sadikut.

Tags: BoteroriDonjeta SadikuSpnje

Të ngjashme

Kosovë

Tubimi i Shefqet Krasniqit: Politikanët bojkot, zero gra, iftari me ilahi të Adem Ramadanit

nga Bota Press
28 Mars, 2023
Lajme

Sulmi ndaj Top Channel, presioni nga familjarët – të shtunën finalja e Big Brother VIP Albania?

nga Bota Press
28 Mars, 2023
Lajme

Hoti kritika për Kurtin: Marrëveshja e Ohrit po reduktohet në themelimin e Asociacionit

nga Bota Press
28 Mars, 2023
Kosovë

“Tash do ta bëjmë operacion në fyt”, e moshuara nga Izbica tregon si ia masakruan burrin

nga Bota Press
28 Mars, 2023


Lajmet e fundit

  • Tubimi i Shefqet Krasniqit: Politikanët bojkot, zero gra, iftari me ilahi të Adem Ramadanit
  • Sulmi ndaj Top Channel, presioni nga familjarët – të shtunën finalja e Big Brother VIP Albania?
  • Lajm i keq: Rryma pritet të shtrenjtohet të enjten për 15 përqind
  • Hoti kritika për Kurtin: Marrëveshja e Ohrit po reduktohet në themelimin e Asociacionit
  • Vdekje e dyshimtë në Vushtrri

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.