• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Dokument nga viti 1991: Kur Biden kishte ftuar Kongresistin që të raportonte për Kosovën

nga Bota Press
30 Korrik, 2021
në Ekskluzive
ShareShareShare

Ish deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Faton Bislimi e vlerëson si të rëndësishëm nderin që Presidentja Vjosa Osmani po i bën Beau Biden-it, djalit të ndjerë të Presidentit Joe Biden!

Ai në një postim në facebook ka thënë se është për çdo lëvdatë e mirënjohje video-mesazhi i Presidentit Biden për Kosovën!

Bislimi kujtoi me këtë rast se miqësia unike me SHBA-në dhe presidentin Biden u ngjiz nga kongresisti Joe DioGuardi dhe Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane.

“Por, t’i kthehemi pak historisë, ngase kem një thesar kombëtar që quhet Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane dhe një hero të gjallë që quhet Joe DioGuardi, ish-kongresist amerikan, nga i cili u ngjiz miqësia jonë unike me SHBA-të por edhe me Joe Biden. Fiks 30 vite më parë, Joe Biden asokohe Senator dhe Kryetar i Nënkomitetit për Çështje Evropiane në Komitetin për Punë të Jashtme të Senatit të SHBA-ve, kishte ftuar kolegun e tij nga Kongresi, DioGuardin, për të dëshmuar për Kosovën, pas diskutimeve paraprake dhe miqësore që këta dy kishin pasë për Kosovën”, shkroi Bislimi në Facebook.

Image

Ftesa e Presidentit Biden për Kongresistin DioGuardin, e publikuar nga Faton Bislimi

Siç tregon Bislimi, ishte ky dëgjim kongresional në Senatin amerikan i mbajtur më 21 shkurt 1991, që trasoi rrugën e përkrahjes së Biden ndaj Kosovës.

“Ishte Joe DioGuardi ai që na e bëri Joe Biden mik të kombit tonë! Këtë e pohon edhe vet Joe Biden në një ngjarje të organizuar nga Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane nën udhëheqjen e DioGuardit dhe znj. Shirley Cloyes DioGuardi, më 2002! Çdo respekt për Biden është meritor, po aq sa çdo mirënjohje për DioGuardin është e pamjaftueshme! Krenar me dy dekadat e punës sime me DioGuardin dhe Ligën; krenar me mbështetjen që i dhamë Biden në fushatën e tij presidenciale! #Proud #AlbanianAmericanCivicLeague . — Foto: Ftesa e datës 8 shkurt 1991 nga Biden për DioGuardin për të dëshmuar për Kosovën në Senatin amerikan!”, përfundoi Bislimi./Botapress/

Tags: Joe Biden

Të ngjashme

Ekskluzive

Të gjitha kapjet e RTK-së nga partitë politike të Kosovës -Ja çka thoshte VV-ja për RTK-në më 2016!

nga Bota Press
31 Janar, 2023
Ekskluzive

Hekuran Murati ia bënë një rrogë të mirë shokut të babait

nga Bota Press
31 Janar, 2023
Ekskluzive

ERDHI DITA: Zyrtari i Qeverisë Kurti shpërndan postimin kundër Amerikës të enveristit Xhafa

nga Bota Press
31 Janar, 2023
Ekskluzive

Gruaja që tentoi vetëvrasjen në Suharekë ishte viktimë e dhunës nga bashkëshorti, arrestohet i dyshuari

nga Bota Press
31 Janar, 2023


Lajmet e fundit

  • Zhaklin-Luizi po e përdor Tean, për të bërë xheloze Kiarën
  • “Ti manipulon”/ Tea-Je xheloze. Debat mes Kiarës dhe Teas
  • Xhuli nuk ndalon së shprehuri simpatinë, ia puth edhe shpinën Atdheut (VIDEO)
  • Las Vegas: Comodita me prezantim brilant në një prej panaireve më të mëdha në botë (VIDEO)
  • Serwer i kërkon Kurtit ta bëjë një propozim për Asociacionin: Gjuaje topin në anën e Serbisë

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.