Njësitet e Doganës së Kosovës, në kuadër të aktiviteteve për luftimin e kontrabandës dhe mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale, kanë realizuar një kontroll të papritur në një objekt të dyshuar për posedim të mallrave pa dokumentacion të rregullt dhe me dyshime për shkelje të markave tregtare.
Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sekuestruar gjithsej 3,183 copë produkte tekstile të markave të ndryshme ndërkombëtare, përfshirë veshje, bluza, maica, shorce, trenerka, jakne, kapela dhe artikuj të tjerë.
Sipas procedurave të parapara ligjore, mallrat janë sekuestruar nga Dogana e Kosovës dhe janë dërguar në depo të sigurt doganore. Vlera e mallrave të sekuestruara, sipas vlerësimit doganor, arrin në 81,677.46 euro, ndërsa detyrimet e llogaritura doganore dhe tatimore arrijnë në mbi 24 mijë euro.
Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e kontrabandës dhe tregtisë së mallrave që cenojnë të drejtat e pronësisë intelektuale, me qëllim të mbrojtjes së ekonomisë, konsumatorëve dhe konkurrencës së ndershme në treg.



Të tjera
Uncategorized
Dentro la Lobby: come un buon design trasforma l’intrattenimento nei casino online
Una lobby ben progettata è il
Aktuale
Trump nga Ankaraja: Mund t’i tërheqim të gjithë trupat tanë nga Evropa
Presidenti amerikan, Donald Trump, të martën
Lajme Opinione
Kajtazi: Prej se ka ardhë në pushtet, Kurti çdo verë pushimet i kalon në Greqi e kurrë në Shqipëri!
Gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar