Zëvendëskryeministri i Kosovës Besbik Bislimi ka dhënë një intervistë një mediumi serb “Radio Gorazdevac”, në të cilën ka kritikuar GJykatën Kushtetuese të Kosovës për vendimet e saja të kohëve të fundit, shkruan Botapress.
Ndaj kësaj interviste ka patur reagime të ndryshme.
Një prej këtyre reagimeve është edhe i deputetes së LDK-së Doarsa Kica- Xhelili.
Ja postimi i saj në Facebook:
Zv. kryeministri Bislimi duke folur në mediumin serb “Radio Gorazdevac”, qenka ankuar në Gjykatën Kushtetuese.
“Produkt i një mjedisi të korruptuar”
“Nuk është produkt i një institucioni kredibil” – tha teksa referohej në vendimet e Gjykatës (ato që nuk i konvenojnë, natyrisht).
Kosova ishte me fat që liria, pavarësia e demokracia e saj u orientuan nga personalitete politike që Kosovën e shihnin të përhershme, e demokracinë e saj të pakompromis.
Fat në fatkeqësi, që disa nga ta sot nuk e përjetojnë shkëputjen shpirtërore e intelektuale të disa krerëve shtetërore me idealet e dikurshme.
Janë rastet si kjo kur nuk mund t’i gëzohesh përhumbjes së oponentit tënd politik