Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili e ka marrë si të mirëqenë raportimin e mediumit “Albanian Post” në lidhje me atë që u pretendua të jetë “heqje e kompetencave në luftimin e terrorizmit” prej NjSI-së dha bartjes së atyre kompetencave te një njësitë tjetër special. Kjo gjë, megjithatë, ende nuk është konfirmuar apo demantuar, por policia ka dalë me një “sqarim” i cili në vetvete nuk ishte eksplicit në demantim.
Kica-Xhelili shkruan se me këtë “heqje të kompetencave” nga NjSI, këta pjesëtarë elitarë të policisë kosovare “u detyruan të ndjehen fajtorë që mbetën gjallë”.
Postimi i plotë:
Si erdhëm në ditën që jeta e HEROIT nuk ka vlerë, por ka vetëm VDEKJA e tij?
NJËSIA SPECIALE INTERVENUESE, është njësia më ELITARE e Policisë në Kosovë. Janë ata që e luftuan MILAN RADOJCIC & TERRORISTËT. Janë ata që NE i thurëm lavde. U ndjemë krenarë.
E SOT?
Sot kryeministri Kurti ua hoqi kompetencat për luftën ndaj terrorizmit. Sot, ato kompetenca po kalohen te një njësi tjetër. Të patrajnuar nga SHBA, Franca e Turqia. Të paballafaquar e pasprovuar. Sot, pjesëtarët e NjSI-së u detyruan të ndjehen fajtorë që mbetën gjallë. FAJTORË që mbetën GJALLË.
PSE?
Sepse kërkuan dinjitet. Sepse kryeministri i REPUBLIKËS SONË, ndjen që t’i trajtosh heronjtë e gjallë dinjitetshëm qenka dobësi?
E çka NUK do të jepnim ne që sot Ademi të ishte gjallë?
Kosova nuk dha gjak e jetë për t’u admiruar vetëm vdekja.
Kosova dha jetë, për JETË.