• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

“Do ta pështyj presidentin Erdogan”, ndikimi i tërmetit shkatërrues në presidencialet e Turqisë

nga Bota Press
12 Maj, 2023
në Botë, Lajme
ShareShareShare

Të paktë janë gurët e varreve që identifikojnë të vdekurit… ata e quajnë varrezat e të panjohurve, ku prehen më shumë se 4 mijë viktimat e tërmetit katastrofik të Turqisë.

Më të rinjtë janë vendosur këtu, me disa sende identifikuese për ata që ende po kërkojnë të dashurit e tyre. Koha duhet ende që të shërojë plagët e qytetit të rrënuar të Antakaya dhe njerëzit e tij.

Zgjedhjet dhe premtimet e fushatës janë lënë në hije nga pikëllimi që ka pushtuar ata që mbijetuan. CNN raporton se një burrë pështyn në drejtim të një posteri të presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan, dukshëm i zhgënjyer dhe i zemëruar me të pasi gjatë tërmetit ka humbur bashkëshorten, djalin dhe dy nipërit.

“Ne i besuam vetëm sepse ata ishin myslimanë”, thekson qytetari duke iu referuar partisë AK të Erdogan.

Në të njëjtën linjë edhe një person tjetër.

“Shumë e shohin Erdoganin si shënjtor. Po vuajmë shumë. Nuk mund të blejmë asgjë… mbijetojmë vetëm më ndihmat për tërmetin”, tha një ish-mbështetës.

Rivali kryesor i presidentit Erdogan, Kemal Kiliçdaroglu tha se posedon prova konkrete që konfirmojnë angazhimin e Rusisë për të ndikuar rezultatin e zgjedhjeve kundër tij, duke iu referuar publikimit të disa materialeve false në internet në dëm të opozitës.

“E konsiderojmë të papranueshme që një tjetër shtet po ndërhyn në punët e brendshme të Turqisë, gjatë periudhës së zgjedhjeve. Po mbajmë zgjedhje dhe është e turpshme që ka ndërhyrje për të favorizuar një parti politike”, deklaroi Kemal Kilicdaroglu, kandidat i opozitës.

Lidhur me këtë pretendim ka reaguar menjëherë Rusia me zëdhënësin e Kremlinit që tha se deklaratat për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale turke ishin të rreme dhe ishin sajuar nga gënjeshtarë./Botapress.info/

Tags: Erdoganpresidentiturk

Të ngjashme

Kosovë

Rama: “Veriu i Kosovës është bërë tokë e askujt”

nga Bota Press
4 Tetor, 2023
Kosovë

S’ka kuorum, përfundon seanca e Kuvendit

nga Bota Press
4 Tetor, 2023
Ekskluzive

Saktësisht para një viti, Shkëlzen Gashi kishte parashikuar konflikt në Veri. Deklarata bëhet virale

nga Bota Press
4 Tetor, 2023
Lajme

Gjenden mbetje mortore në Bishtazhin të Gjakovës, dyshohet se janë të viktimave të luftës së Kosovës

nga Bota Press
4 Tetor, 2023


Lajmet e fundit

  • Arrestohen dy kosovarë në Mal të Zi, të kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar për krime lufte
  • Si është situata aktuale në Veri, flet zëvendësdrejtori i Policisë
  • Serwer del me listë sanksionesh për Serbinë, këto janë 6 propozimet e profesorit amerikan
  • Me ndrojtje dhe shpresë drejt normalitetit në Banjskë
  • Rama: “Veriu i Kosovës është bërë tokë e askujt”

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.