Kleriku Fetullah Gulen ndërroi jetë por mesa duket presidentit Rexhep Tayyip Erogan i ka ngelur peng që nuk e ekstradoi dot në Turqi.
Megjithatë kreu i shtetit turk shprehu bindjen se drejtësinë që nuk e dhanë dot autoritetet, do ia japë Zoti. Në reagimin e parë, pas vdekjes për atë që dikur e kishte bashkudhëtar Erdogan nuk i përmendi emrin, por garantoi se do të zhdukë rrënjët e organizatës FETO.
Recep Tayyip Erdogan, President i Turqisë: Tradhtarët pavarësisht të gjitha përpjekjeve tona ia dolën që t’i shpëtonin drejtësisë sonë, ikën nga kjo botë pa dhënë llogari për gjakun e dëshmorëve dhe për atë që u bënë fëmijëve të këtij vendi, por nuk do të shpëtojnë dot nga drejtësia e Zotit. Jemi të bindur se Zoti do u kërkojë llogari në botën tjetër për gjithçka i kanë bërë vendit tonë, ndërsa ne nuk do të ndalim luftën tonë për të zhdukur çdo rrënjë të grupit FETO.
Fetullah Gulen ndërroi jetë të dielën në moshën 83-vjeçare në Pensilvani ku jetonte që prej vitit 1999. Autoritetet turke e kanë bërë atë përgjegjës për grushtin e dështuar të shtetit të 15 Korrikut të vitit 2016 ku humbën jetën 251 persona. Vetë Gulen në atë kohë i mohoi akuzat.



Të tjera
Uncategorized
Dentro la Lobby: come un buon design trasforma l’intrattenimento nei casino online
Una lobby ben progettata è il
Aktuale
Trump nga Ankaraja: Mund t’i tërheqim të gjithë trupat tanë nga Evropa
Presidenti amerikan, Donald Trump, të martën
Lajme Opinione
Kajtazi: Prej se ka ardhë në pushtet, Kurti çdo verë pushimet i kalon në Greqi e kurrë në Shqipëri!
Gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar