• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Dje krenoheshin sot po heshtin Osmani e Kurti: FSK përjashtohet nga ushtrimet e NATO-snë rajon: Defender 2023

nga Bota Press
30 Maj, 2023
në Aktuale
ShareShareShare

 

 

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier, ka dhënë një intervistë relativisht të gjatë për gazetarët kosovarë, ku ka folur rreth zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës. Në fakt, e gjithë intervista u karakterizua nga një gjuhë e ashpër dhe e drejtpërdrejt karshi Qeverisë Kurti. Madje, për herë të parë që nga fillimi i krizës në veri të premten, z. Hovenier e bëri publik lajmin për sanksionimin e Kosovës.

Sanksioni i parë lidhet me ushtrinë e vendit, Forcën e Sigurisë së Kosovës…dhe është jashtëzakonisht ndëshkues. Në intervistën e tij, Hovenier ka treguar se Kosova, pra FSK-ja, është përjashtuar nga “Defender 2023”, ushtrimit më të madh të NATO-së me FSK-në, e që zhvillohej në Kosovë.

 

“Indikacioni i parë i kësaj gjëje ishte vendimi që mori Gjenerali i NATO-s për Europë Juglindore për të anuluar pjesëmarrjen e Koforës në Defender 2023, që ndodhi gjatë natës. Dhe siç e dimë, nuk kishte aktivitete sot dhe s’do të ketë. Për Kosovën ai ushtrim u krye. Po mendojmë edhe për të tjera pasoja, po ashtu.” – vlerësoi z. Hovenier.

Tutje, ai ka treguar se ShBA-ja po shqyrton edhe masa të tjera ndëshkuese.

“Në këtë moment i kemi kërkuar kryeministrit Kurti në mënyrë që të bëjë deeskalimin e situatës, por ai nuk është përgjigjur në këto kërkesa. Kësisoji, po shqyrtojmë se cilat do të jenë masat tjera. Por, më duhet të them se në këto momente nuk do të gjeni entuziazëm te ShBA-të që të përgjigjen për interesa të Kosovës, siç është angazhimi për shtetet mos-njohëse, apo puna për të avancuar integrimin evropian të Kosovës.” – u shpreh ai.

“Më vjen keq por më duhet të jem i sinqertë, kjo është situata.” – u shpreh z. Hovenier.

Fjalët e mëdha të Kurtit e Osmanit për “Defender 2023”

Kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani kanë pasur fjalë të mëdha për këtë ushtrim të përbashkët mes NATO-s dhe FSK-në. Madje, një stërvitje e tillë cilësohej si historike. Presidentja Osmani vlerësonte se një stërvitje e tillë është dëshmi e aleancës mes Kosovës dhe vendeve të saj mike.

“Ky ushtrim ndërkombëtar është një simbol i vendosmërsisë tonë kolektive për ta ruajtur paqen dhe stabilitetin në një botë që po sfidohet vazhdimisht. Është një kujtesë se forca jonë nuk qëndroi vetëm në fuqinë e armëve tona, por në lidhjet që krijojmë, në aleancat që ne ndërtojmë. Së bashku ne jemi më të fortë kundrejt forcave që kërkojnë të na ndajnë, duke dëshmuar se uniteti e bashkëpunimi ynë janë çelës për një të ardhme më të sigurt e paqësore.” – theksonte presidentja Osmani.

Ndërsa, kryeministri Albin Kurti ishte shprehur krenar me pjesëmarrjen e Kosovës në këtë stërvitje.

“Mbi 1 mijë e 300 ushtarak të forcave tona do të ekzekutojnë detyra stërvitore e ushtarake. Ju siguroj që do të vazhdoni të keni mbështetjen e qeverisë dhe institucioneve të shtetit në ngritje dhe zhvillim profesional.” – kishte thënë Kurti.

Ndryshe, pas deklaratave të Hovenier, kanë pësuar shumë reagime nga opozita, politikanë e analistë të ndryshëm të cilë e kanë kritikuar shefin e ekzekutivit.

Tags: Defender Europe’23FSKNATO

Të ngjashme

Aktuale

Sulmuesit në veri, “të strukturuar dhe të përgatitur”, imitonin grupin mercenar rus “Wagner”

nga Bota Press
25 Shtator, 2023
Aktuale

Kështu kaloi nata në veri

nga Bota Press
25 Shtator, 2023
Aktuale

Sot ditë zie në Kosovë për nder të policit Afrim Bunjaku

nga Bota Press
25 Shtator, 2023
Aktuale

Ish-shefi i AKI-së: Sulmi ndaj Policisë së Kosovës ishte operacion i planifikuar gjatë

nga Bota Press
25 Shtator, 2023


Lajmet e fundit

  • Sot i jepet lamtumira e fundit heroit Afrim Bunjaku, policit që ra në krye të detyrës
  • Sulmuesit në veri, “të strukturuar dhe të përgatitur”, imitonin grupin mercenar rus “Wagner”
  • Kështu kaloi nata në veri
  • Sot ditë zie në Kosovë për nder të policit Afrim Bunjaku
  • Ish-shefi i AKI-së: Sulmi ndaj Policisë së Kosovës ishte operacion i planifikuar gjatë

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.