Kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha se janë të interesuar që të ecin përpara me formimin e institucioneve “menjëherë”, pavarësisht se dje
Ai i bëri këto komente në mbledhjen e sotme të Qeverisë, ku pati akuza për partitë e tjera jopartnere për bllokimin e seancës për konstituimin e Kuvendit.
“Si fitues të padiskutueshëm të zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025 jemi shumë të interesuar që të ecim përpara drejt formimit të institucioneve të legjislaturës së nëntë, edhe atë sa më parë – menjëherë”, tha ai.
Kurti tha se si Qeveri në detyrë janë “shumë të vëmendshëm” dhe “të përgjegjshëm” që të mos lejojnë “vakum institucional”, siç tha, “jo për një ditë, jo për një orë, por as për një minutë të vetëm”.
“Përkundër thirrjeve të papërgjegjshme opozitare dje për pezullim të shtetit, shteti funksionon”, tha Kurti.
Seanca konstituive e Kuvendit dje nuk vazhdoi më shumë se deri te procesi i votimit të raportit të komisionit të përkohshëm parlamentar për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve. 52 deputetë votuan për këtë raport, 46 kundër dhe 11 abstenuan.
PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja votuan kundër këtij raporti, pasi thanë se ndryshe do ta shkelnin ligjin. Thanë se Albin Kurti dhe anëtarët e tjerë qeveritarë që janë zgjedhur deputetë do të duhej të jepnin dorëheqje paraprakisht, sipas ligjit të ri për Qeverinë.
LVV-ja pretendoi se në komisionin e përkohshëm u paraqit një letër e dorëheqjes së Kurtit nga posti i kryeministrit, por këto parti nuk e konsiderojnë akt të njëmendtë dorëheqjeje. Në fakt kështu mendojnë edhe shumë juristë.



Të tjera
Lajme
Disa prodhime të ujit mineral Kllokoti rezulton me përmbajtje të lartë të Borit
Disa lote prodhimi të ujit mineral
Lajme
3 milionë euro për mërgatën, Gërvalla: Masë e shprehjes së respektit
Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika
Aktuale
Lutfi Haziri “kthehet në temë”: Abdixhiku i pari për postin e Presidentit, pastaj më konsensuali në parti jam unë
Lidhja Demokratike e Kosovës mund të