Kosova është zotuar se që nga 1 shtatori do të nis me zbatimin e reciprocitetit në targa dhe dokumente identifikuese.
Pikërisht në këtë datë, do të bëhen bashkë presidenti i Serbisë, e kryeministrat e Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut.
Kjo në kuadër të projektit Open Ballkan.
Agjencia e lajmeve INA në Maqedoni, raporton se Vuçiq, Rama e Kovaçevski, do të hapin Panairin e Verës në Beograd.
“Vizioni i verës në Ballkanin e hapur” solemnisht do të hapet më 1 shtator nga ana e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrave të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, Dimitar Kovaçevski dhe Edi Rama, ndërsa për më 2 shtator është planifikuar edhe samit i liderëve.