36 persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me Koronavirus, gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë. Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, kanë vdekur 18 femra dhe 17 meshkuj, përcjell Botapress.info
Viktima, sipas MSH, janë të moshave të ndryshme, nga 20 deri në mbi 80 vjet.
Në mesin e tyre, gjendet edhe një i ri i moshës në mes 20 deri në 30 vjet.
Dita e sotme ishte më e rënda me numrin më të lartë të viktimave, që prej fillimit të pandemisë në mars të vitit 202 Gjatë ditës së fundit, janë regjistruar 1 mijë e 630 raste të reja pozitive, ndërsa janë shëruar 816 qytetarë./Botapress.info/