Me rastin e 18 Prillit – Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës, kryetari Përparim Rama, bashkë me komandantë e familjarë të dëshmorëve kanë bërë homazhe në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve në Velani.
Rama, ka thënë se sot po nderojnë heronjtë të cilët luftuan për paqe dhe demokraci të cilat ne sot i gëzojmë.
“Këtu sot jemi së bashku me komandantë, me familje të dëhshmorëve për ta nderuar sakrificën e madhe që kanë dhënë këta dëshmorë tonë, heronjë tonë për paqe, për liri, për demokraci që sot ne e gëzojmë, si popull si shtet. Jemi bërë të gjithë së bashku dhe si cdo vit kemi ardhë edhe këtë vit ta bëjmë nderin tonë në shenjë të madhe për respektin e tyre dhe familjeve të tyre për sakrificën ëpr vendin tonë, për paqe në vendin tonë”, ka thënë Rama.



Të tjera
Ekskluzive Lajme
SHBA publikon marrëveshjen zyrtare me Iranin: Teksti i plotë me 14 pika
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë
Aktuale
KPK ua mbyll gojën monitoruesve të konkursit për Kryeprokuror të Shtetit
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka
Aktuale
Përparim Rama godet VV’në e Kurtin thotë se po përgatit padi ndaj Mihalit
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama,