Dita Botërore e Lirisë së Shtypit që shënohet më 3 maj e gjen Kosovën në gjendjen më të rëndë ndonjëherë. Raporti i publikuar të premten e i Reporterëve pa Kufij ka treguar se Kosova ka pësuar një regres të ri, duke rënë edhe për 24 vende në renditje, shkruan Gazeta Express.
Kosova ka rënë në vendin e 99 në renditje totale, ndërsa në rajon është në vendin e fundit, edhe më keq se Serbia.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka mbajtur të premten një konferencë të jashtëzakonshëm për media para Qeverisë së Kosovës pas publikimit të raportit, duke shprehur shqetësime të mëdha për gjetjet e raportit, ku përgjegjësia kryesore për gjendjen e rënduar të lirisë së shprehjes e ka politike.
Nga Lëvizja Vetëvendosje ka pasur një mobilizim për të kontestuar gjetjet e raportit dhe metodën se si është hartuar ai, ndonëse vetë kryeministri në dorëheqje Albin Kurti në vitin 2023 është lavdëruar me të njëjtin raport, meqë në atë vit Kosova kishte pasur përmirësim të gjendjes.
Kjo rënie e Kosovës prej 24 vendesh, vjen pas një regresi që kishte shënuar në vitin paraprak prej 19 vendesh.
Kryeministri i Kosovës në dorëheqje Albin Kurti dje s’ka bërë asnjë reagim dhe ka heshtur. Ka heshtur edhe kur gazetarët i kanë bërë pyetje e kur mbrojtja e tij e afërt ka reaguar edhe fizikisht duke e shtyrë dorën e gazetarit të T7, Genc Godanci./Express/



Të tjera
Lajme
Ilir Deda paralajmëron se pakënaqësitë në LDK mund të shtrihen edhe në degë të tjera
Analisti politik Ilir Deda ka paralajmëruar
Aktuale
Kjo është kosovarja që humbi jetën në aksidentin në Francë
Një aksident i rëndë trafiku, i
Lajme
Mbledhja e qeverisë në detyrë, këto janë 14 pikat e rendit të ditës
Qeveria në detyrë do të mblidhet