Disa shkojnë të festojnë dhe disa grabisin në rrugë, makinat në Argjentinë gjenden pa rrota

Një surprizë e pakëndshme ka pritur dhjetëra tifozë të emocionuar të Argjentinës kur u kthyen te makinat e tyre.

Një furi ka mbizotëruar orët e fundit në buenos Aires me rreth 5 milionë argjentinas që kanë dalë në rrugë për të festuar triumfin në Kupën e Botës. Megjithatë, për shumë tifozë të Argjentinës, festimet u kthyen në një makth, pasi panë që makinave të tyre u mungonin disa kompenentë kryesorë.

LEXO EDHE KETE

Kush është Antonia Farias – gruaja që e përqafoi Lionel Messi pasi fitoi Botërorin e që të gjithë menduan se ishte nëna e tij?

Në veçanti, shumë tifozë të entuziazmuar të “Albiceleste” parkuan makinat e tyre në qytetin Ezeiza në zonën e madhe të Buenos Aires në mënyrë që të ecnin në vendin e festimeve. Teksa ata festonin me kampionët e botës, disa hajdrutë gjetën terren pjellor për të hequr rrotat e dhjetëra makinash.

Pamjet e mëposhtme tregojnë disa makina të cilat nuk kanë rrotat e tyre./Botapress.info/

ngjashme