Ministria e Punëve të Jashtme në Japoni kanë reaguar për takimin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, në Bruksel të hënnë e 28 shkurtit.
Përmes një reagimi, Ministria e Jashtme e Japonisë kanë bërë me dije se mirëpresin pajtimin e Kurtit dhe Vuçiq për të mos vazhduar me diskutime për propozimin evropian për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
“Japonia pret që të dy vendet të angazhohen në mënyrë konstruktive në implementimin e Marrëveshjes”, thuhet në reagim.
Tutje thuhet se Japonia mbështet një Evropë të bashkuar fuqimisht nën vlerat themelore dhe mbështet përpjekjet reformuese të vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit në BE.
“Japonia mbështet një Evropë të bashkuar fuqimisht nën vlerat themelore dhe mbështet përpjekjet reformuese të vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit në BE nën “Iniciativën e Bashkëpunimit të Ballkanit Perëndimor”. Sipas kësaj nisme, Japonia do të vazhdojë të mbështesë zhvillimin e qëndrueshëm të rajonit të Ballkanit Perëndimor në rrugën e saj evropiane”, përfundon reagimi.