Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, po pretendon se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vucic, ka arritur që ta mashtroi SHBA’në, pas deklaratave të fundit që Vucic i bëri në një studio televizive duke thënë se do e kundërshtojë Kosovën gjatë anëtarësimit në OKB.
Sipas Bashës, deklarata e Vucic në një studio televizive se nuk e lejojnë Kosovën në OKB, tha se përben shkelje të nenit 4 të marrëveshjes e cila u pranua në Bruksel, por që BE-ja nuk po e komenton këtë deklaratë dhe e shpërbleu Serbinë me qindra milionë dollarë.
Ai tutje ka shkruar edhe më largu duke thënë se “nuk dëshiron të besoj që Vuçiqi po i mashtron ShBA-të, kaq lehtë”.
Postimi i plotë:
Vuciqi mbrëmë paska thënë se do ta kundërshtoj anëtarësimin e Kosovës në OKB, që bën shkelje të qartë të Nenin 4 të propozimit të BE-së.
Pra kjo është situata dashamirë,
𝐃𝐢𝐭𝐚 𝟏 – Vuçiq zotohet për planin e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën para BE-së e SHBA-ve.
𝐃𝐢𝐭𝐚 𝟐 – Serbia shpërblehet me qindra milionë dollarë!
𝐃𝐢𝐭𝐚 𝟑 – Vuçiq e shkel atë zotim!
Ne e njohim mirë, për BE-në nuk du me komentu, por nuk po du me besu që Vuciqi i mashtron SHBA-të kaq lehtë!/gazetametro.net