Dy ditët e fundit janë publikuar video-inçizime ku Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së komunikon me Sllavko Simiq të Listës Serbe kur përmendet ndër të tjera edhe Milan Radojiçiq i dyshuar për krime dhe i sanksionuar nga SHBA-të.
Por si duket nuk ka qenë e largët koha kur i njëjti cilësohej si kriminel nga kryeministri Kurti në foltoren e Kuvendit të Kosovës.
Transkripti i plotë i pjesës së dytë së përgjimeve: Përmendet Kryeministri, PDK e Vetëvendosje
“Më lejoni t’ua them me përgjegjësi të plotë se kurrë nuk ka patur më shumë luftim të krimit dhe korrupsionit në veri e mbyllje të rrugëve ilegale sesa tani. A e kemi realizuar qëllimin, jo, po luftim të krimit dhe korrupsionit më shumë se tani nuk ka patur kurrë. Dhe për ta treguar më qartë këtë, vetëm ta keni parasysh se para katër viteve, kryekrimineli atje që është sot, është prit në zyrën e kryeministrit në Prishtinë”.
“Ai sot ka fletarrest dhe është në ‘Listën e Zezë’ të Thesarit amerikan. Ky është dallim shumë i madh, bile nuk është as në veri të Kosovës, është në Serbi. Ka ardhur në veri të Kosovës për një video, ky është dallim i madh, prandaj ju lutem mos më shisni moral dhe patriotizëm se ju njohim mirë”, kishte thënë Kurti më 4 gusht, 2022.