Një objekt është kapluar nga zjarri pasditen e sotme në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Zjarri ka shpërthyer në një barakë e cila ende nuk dihet se për çfarë shërben.
Lexuesit kanë dërguar pamje të zjarrit i cili ka shkaktuar dëme materiale ndërsa nuk është njoftuar për persona të lënduar.
I akuzuari u dënua me tetë muaj burgim, rasti i dhunimit të të miturës kthehet në rigjykim
Nga zjarri është rrezikuar edhe klinika e pulmologjisë.
Policia ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes derisa aty pritet të dal njësiti i zjarrfikësve. Gazeta do t’ju mbajë të informuar për rastin…