Botapress, 4 Shtator – Në zgjedhjet e 14 Shkurtit mori mbi 90% të votave nga diaspora. Por më shumë se 6 muaj më pas, një pjesë e diasporësm shqiptare, sidomos ajo që jeton e vepron në Zvicër, ka filluar t’ia kthejë shpinën Albin Kurtit dhe qeverisë së tij, shkruan Botapress.
Ata erdhën gjatë korrikut dhe gushtit në Kosovë dhe përvec se u infektuan me Covid 19, u përballën me situatën kur nuk kishte kurrfarë masa parandaluese, nuk përdorte askush maska dhe nuk rrespektohej aspak distanca.
Dhe kur u kthyen në vendet ku punojnë dhe jetojnë, treguan për gjendjen “sallamadi” në Kosovë, me të cilën u ballafaquan gjatë kohës së pushimeve të tyre në vendlindje.
Disa prej tyre deklaruan haptas për gjendjen në Kosovë dhe nuk nguruan fare të fajësojnë Qeverinë Kurti për keqmenaxhim të situarës me virus gjatë muajve të verës në Kosovë. Ata rrëfyen për mediumin zviceran “Blik” se në Kosovë ishte kaos total, pa maska, pa distancë! Fajtor qeveria…”, përcjellë Botapress.