Një diamant rozë me “ngjyrë dhe shkëlqim të veçantë” pritet të shitet mbi 35 milionë dollarë kur të dalë në shitje në Nju Jork, njoftoi të mërkurën shtëpia e ankandeve Sotheby’s.
Diamanti peshon 10,57 karat dhe quhet The Eternal Pink. Guri i çmuar “ultra i rrallë” do të dalë në ankand këtë qershor, katër vjet pasi firma afrikano-jugore De Beers e zbuloi atë në një nga minierat e saj në Botsvana.
Zyrtarisht i klasifikuar si “rozë e purpurt” në ngjyrë, ai është diamanti më i vlefshëm që është shfaqur ndonjëherë në ankand, sipas Sotheby’s. Kreu i bizhuterive të shtëpisë së ankandeve për Amerikën, Quig Burning, tha në një deklaratë se guri “po i bashkohej radhëve të diamantëve më të rëndësishëm në histori”./Botapress.info/