Dhunimi i 11 vjeçarës- Buzhala: Me vjellë prej sikletit

Ndër reagimet e shumta për rastin tronditës të dhunimit të një 11 vjeçareje nga pesë persona, është edhe reagimi i Berat Buzhalës.

Sipas tij nuk është puna tek dënimi i këtyre “përbindëshave” po tek kultura e tyre se ku janë rritur, më kë janë shoqëruar, a kë e kanë shokë e familje.

“Me vjellë prej sikletit”, shkruan në fund Buzhala.

Postimi i plotë:

Nuk kam koment per kete akt makaber. Ngjarja shkon shume pertej limiteve mendore. Asnje fjale nuk eshte e mjaftueshme. Po te ishte vec nje person disi do te mund te thoshim me gjysem zemre qe kemi te bejme me nje rast te tmerrshem por te izoluar. Kemi te bejme me pese burra qe i bashojne forcat kunder nje femije. Fjalori eshte i varfer per me pershkru ate cka zemra don me e thane.

Nuk eshte puna te denimi i ketyre perbindsheve. Ligjet jane ligje dhe nuk mund te tejkalohen. Problemi eshte me i thelle dhe me sistematik. Ku jane rrite keta njerez? Me kend jane shoqeru? Me kend kane dale ne kafe? Me kend kane shkru? Me kend kane fole dhe cka kane fole? Cila shoqeri i ka pranu keta? A eshte e mundur qe kane shoke qe mendojne ngjashem? A kane familje? Cka mendon familja per keta?

Denimi i tyre tash eshte gjeja me e lehte qe mund te behet. Fajet i ka shoqeria dhe ambienti.

A mundemi me e denu mentalitetin? A mundemi me e ndryshu mentalitetin? A mundemi me e denu shoqerine e tyne? Shoket e tyne?

Me vjelle prej sikletit….

ngjashme