Detaje të reja për gjendjen shëndetësore të Lugatit

Gjon Karrica i njohur si “Lugati”, gjatë ditës së djeshme i është përkeqësuar gjendja shëndetësore. Sipas raportimeve të djeshme “Lugati” ishte rrëzuar dhe alivanosur pak minuta pasi ishte zgjuar nga gjumi.

Burime të Insajderit kanë treguar se rikuperimi i Gjonit do të zgjatë tri javë, duke shtuar se ai ka kallje të mushkrive dhe ka kaluar një ngarkesë psiqike.

Ka kallje të mushkërive” dhe ka kalu si ngarkes psikike. Rikuperimi do te zgjatë 3 javë”.

Tutje sipas burimeve të Insajderit, te gjendja e Lugatit si duket kanë ndikuar edhe sfidat e ndryshme që Big Brother ua ka dhënë banorëve, pasi që thuhet se ju ka bërë shumë lodhje, pa gjumë dhe pa ngrënë mirë.

“Ju kanë bë shumë, lodhje, pa gjumë, pa hangër mirë etj etj”, ka thënë ky burim për Insajderin.

Derisa, për gjendjen e tij shëndetësore, sot në mëngjes ka folur edhe djali i axhës së tij, Pashk Karrica.

I cili ka thënë se gjendja e Gjonit është përmirësuar, por nuk është në gjendje të bisedoj njëherë me dikë për shkak të medikamenteve dhe qetësuesve.

“Gjendja e Gjonit është në permirësim e sipër po per shkak të medikamenteve të ndryshme dhe qetesuesve Gjoni ende nuk është në gjendje të bashkëbisedoj me dikë, por që veten po e merr çdo orë e më shumë”, tha familjari i Gjonit.

ngjashme