• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Detaje të reja nga vrasja e 20- vjeqarit kosovar në Zvicer

nga Bota Press
6 Tetor, 2021
në Aktuale
ShareShareShare

Botapress, 6 tetor- Është arrestuar një person nga policia në Luzern nën dyshimin se është vrasësi i një 20-vjeçari nga Kosova.

Dhjetë ditë më parë, Ardit Nikçi vdiq në pikën e karburantit Avia në Geuensee të Zvicrës, si pasojë e plagëve që mori gjatë rrahjes mes dy grupeve.

Në vendin e ngjarjes u gjetën një thikë, gurë dhe një çekan, raporton Blick.

Arsyeja e kësaj vrasje mendohet se ishte për një sistem ventilimi dhe për para.

Policia e Luzernit ka arrestuar personin që dyshohet për vrasjen e shoferit të ri të kamionit.

“Ne shumë shpejt e identifikuam dhe e arrestuam të dyshuarin”, tha Simon Kopp (52) nga zyra e Prokurorit të Luzernit. “Personat janë në paraburgim në lidhje me vrasjen në Geuensee”.

Nga zyra e prokurorit në Luzern bëjnë të ditur se shtatë persona janë në paraburgim dhe për pesë prej tyre është caktuar masa e paraburgimit deri në dhjetor.

Në mesin e personave që janë në paraburgim janë pesë sirianë, një zviceran dhe një irakian, ndërsa në mesin e tyre është edhe një grua.

Sipas hulumtimeve të Blickut gjurmët e të arrestuarve çojnë në një familje në dy fshatra në Kantonin e Luzernit dhe një në një qytet në veri të Zvicrës.

Në të gjitha vendet konfirmohet se njerëzit në lidhje me krimin nuk u panë më, u larguan nga punëdhënësi apo u arrestuan.

Kopp nuk zbuloi nëse të dyshuarit që gjenden në paraburgim kanë pranuar krimin apo janë mbrojtur në heshtje, transmeton Reporteri.

Zyra e Prokurorit po kryen hetimet për zënkën dhe nuk bën të ditur se çfarë armë dhe mjete janë përdorur për vrasjen e viktimës dhe lëndimin e personave tjerë.

Raporti i Instituti të Mjekësisë Ligjore mbi shkaqet e vdekjes së viktimës është ende në pritje.

“Video-regjistrimet ndihmojnë në lidhje me hetimet. Ne i kontrollojmë pamjet tërësisht, çdo sekondë. Në fund është si një mozaik ku të gjitha pjesët duhet të përshtaten”, ka thënë Kopp, percjell Botapress.info

Tags: Kosovari ne zvicerlucernvrasja e rende

Të ngjashme

Aktuale

Trusti konfirmon: Vlera e aksioneve në vitin 2022 është tkurrur për 118 milionë euro

nga Bota Press
31 Mars, 2023
Aktuale

Walker për ‘Marshin për Drejtësi’: Do të doja të marshoja me ju, kriminelët e luftës janë në Serbi

nga Bota Press
31 Mars, 2023
Aktuale

“Një pjesë e marrëveshjes po zbatohet”, për çka e ka fjalën Ambasadori Hovenier

nga Bota Press
31 Mars, 2023
Aktuale

Njerëzit e Ahtisaarit në Prishtinë, çfarë kontributi do të japë Finlanda për marrëveshjen?

nga Bota Press
31 Mars, 2023


Lajmet e fundit

  • Vendimet që u morën në mbledhjen e sotme të Qeverisë
  • “Është anti-kushtetues”: Qysh e komenton Hoti projektligjin e Qeverisë Kurti për çmimet tavan?
  • Kimete Berisha: Me Albin Kurtin Republika e Kosovës po zhbëhet!
  • Shtrenjtimi i energjisë, LDK: Paaftësia qeverisëse, varfëron qytetarët
  • Arben Kurteshi: „Madhësia e suksesit përcaktohet nga madhësia e besimit në sukses!”

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.