Po vazhdon aksioni i Policisë së Kosovës në koordinim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike.
Policia e Kosovës e ka konfirmuar operacionin për Gazetën Online “Reporteri”, derisa ka thënë se informacionet e reja rreth arrestimeve do të jepen më vonë.
Reporteri po ashtu ka mësuar se aksioni po zhvillohet në Pejë, Istog, Ferizaj e Lipjan. Gazeta njoftoi më herët se aksioni “Subvencione 2021” nisi mëngjesin e sotëm./Botapress.info/