• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Detaje nga vrasja në Kaçanik, viktima kishte ardhur në Kosovë për pushime të premten

nga Bota Press
11 Maj, 2022
në Kosovë, Lajme
ShareShareShare

H. Berisha, 30-vjeç, ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra nga të shtënat me armë zjarri që kanë ndodhur dje rreth orës 14:00 në magjistralen Ferizaj-Kaçanik, saktësisht tek vendi i quajtur “Fusha Pajtimit. I plagosur ka mbetur edhe vëllai i tij K.Berisha, 32-vjeç, i cili është dërguar menjehërë në spital për trajtim mjekësor.

Policia e Kosovës është në kërkim të të dyshuarve, të kësaj ngjarje.

Dëshmitarë të rastit prapa kamerave kanë deklaruar për RTV Dukagjinin, se në momentin e atentatit viktima ka qenë në veturën e tij derisa është qëlluar me automatikë nga tre persona.

Sipas tyre pak momente më vonë është qëlluar edhe në drejtim të vëllait të viktimës, i cili ka mbetur i plagosur.

Gazetari po ashtu raporton se në bazë të informatave nga vendi i ngjarjes, viktima kishte ardhur në Kosovë për pushime ditën e premte.

Lidhur me rastin është deklaruar edhe Policia e Kosovës.

“Policia Rajonale e Ferizajt me datë 10.05.2022 në ora 14:00 ka pranuar një informacion së në rrugën magjistrale Ferizaj – Kaçanik tek vendi i quajtur “Fusha Pajtimit, përball” Varrezave të Dëshmorëve’’ në Kaçanik, nga arma e zjarrit, dy persona kanë pësuar plagë trupore dhe për pasojë në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë personi me inicialet H.B ( M/K) i moshës 30 vjeçar, vdekja e të cilit është konfirmuar nga mjekët kujdestarë, ndërsa plagë të rënda trupore ka pësuar edhe personi i dytë me inicialet K.B ( M/K) i moshës 32 vjeçar i cili për ndihmë mjekësore është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj, e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në Qendrën Klinike Universitare ( QKUK) në Prishtinë

Në lidhje me këtë, policia rajonale e Ferizajt, përkatësisht Sektori Rajonal i Hetimeve ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nën autorizim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj ka nisur hetimet për zbardhjen e këtij rasti. Policët hetues po grumbullojnë informacione në terren dhe janë në kërkim të të dyshuarve, të kësaj ngjarje”, thuhet në njoftimin e policisë./Botapress.info/

Të ngjashme

Ekskluzive

Merovci rrëfen për një atentat ndaj Rugovës: Ra kavanozi me turshi, menduam se ishte bombë

nga Bota Press
24 Maj, 2022
Lajme

Bora Zemani “thyen heshtjen” për këngët e Semit dedikuar Donald Veshajt

nga Bota Press
24 Maj, 2022
Lajme

Roberti në lidhje, e Nora me kë është?

nga Bota Press
24 Maj, 2022
Kosovë

Gashi: Demaçi nga Amerika kishte thënë “ju lutem votojeni Rugovën”

nga Bota Press
24 Maj, 2022


Lajmet e fundit

  • The Wall Street Journal: SHBA-ja ua ka refuzuar hyrjen disa afganëve të strehuar në Kosovë
  • Kurti fton Greqinë që t’ju bashkohet vendeve të BE-së që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës
  • Merovci rrëfen për një atentat ndaj Rugovës: Ra kavanozi me turshi, menduam se ishte bombë
  • Polici i arrestuar hoqi kamerat e sigurisë afër laboratorit të drogës që u shkatërrua, IPK jep detaje
  • Që tre muaj pa paga, MSH ende “në konsultime” për gjetjen e zgjidhjes për profesionistët shëndetësorë

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.