Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Hamburg të Gjermanisë, ku dyshohet se një burrë nga Gjakova ka vrarë dy fëmijët e tij dhe vetën, ndërsa gruaja thuhet se ka shpëtuar edhe pse ka marrë plagë të rënda, përcjellë Gazeta Botapress.
Sot (e hënë), dyshohet se një burrë i moshës 44 vjeç, ka vrarë dy fëmijët e tij të moshës 11 e 13 vjeç, më pas dhe vetën. Ndërsa gruaja e moshës 38 vjeçare e cila është nëna e fëmijëve të vrarë, ka marrë lëndime dhe është në gjendje të rëndë.
Motivet e kësaj ngjarje të rëndë, sipas mediumit gjerman “BR24” thuhet të jenë familjare. Ndërsa, demokracia.com, ka raportuar se burri që ka kryer krimin dyshohet që është nga Gjakova.
“Të dy fëmijët dhe dy të rriturit janë gjetur në shtëpi me plagë me armë zjarri. Por shërbimet e urgjencës nuk mund të shpëtojnë më fëmijët. Edhe 44-vjeçari ka ndërruar jetë pak më vonë, pavarësisht masave të ringjalljes. Vetëm një grua 38-vjeçare ka shpëtuar dhe është dërguar në spital me plagë të rënda“, raportojnë mediat gjermane./Botapress.info/