Detaje nga aksidenti tragjik: Ndërron jetë shoferi, pasagjeri në gjendje të rëndë

Një aksidenti i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Fier, në zonën e quajtur “Qafa e Lalarit”.Mësohet se drejtuesi i mjetit tip “Toyota” ka humbur kontrollon dhe ka dalë nga rruga , ku për pasojë ka humbur jetën shoferi dhe është plagosur pasagjeri.

Viktima është idnetifikuar si Qemal Kamberaj, ndërsa i plagosuri Asllan Kajo.

Njoftimi i policisë:

Mallakastër / Informacion paraprak

Rreth orës 15:55, në aksin rrugor “Fier-Mallakastër”, në vendin e quajtur “Qafa e Lalarit”, shtetasi Q. K., 64 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Toyota” ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi Q. K , si edhe është dëmtuar shtetasi A. K., 59 vjeç, banues në Patos, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj dalje nga rruga./Botapress.info/

ngjashme