Dështon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës ka dështuar të mbahet për shkak të mungesës së kuorumit, pasi në takim kanë marrë pjesë vetëm kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, dhe nënkryetarja Emilja Rexhepi.

Në rend dite, sipas Haxhiut, kanë qenë trajtimi i raportit të shpenzimeve të Kuvendit për vitin 2025 dhe disa çështje që lidhen me obligimet e Kuvendit ndaj delegacioneve, por mungesa e anëtarëve të tjerë të Kryesisë ka pamundësuar zhvillimin e mbledhjes.

Ajo ka deklaruar se Kuvendi, ndonëse është shpërndarë, ka ende obligime institucionale që duhet të adresohen nga Kryesia.

“Për sot ka qenë e paraparë një mbledhje e Kryesisë së Kuvendit, ndonëse Kuvendi i Republikës së Kosovës është shpërndarë, ne kemi obligim si Kryesi e Kuvendit që t’i adresojmë disa procese që i kemi para vetes. Dhe në këtë rast e kemi pasë trajtimin e raportit të shpenzimeve të Kuvendit të Republikës së Kosovës për vitin 2025 dhe disa çështje të tjera të cilat janë obligime të Kuvendit në raport me mbështetjen e delegacioneve dhe të tjera si këto. Por, siç po shihni, në këtë mbledhje të Kryesisë isha vetëm unë dhe Emilje Rexhepi, nuk kishim anëtarë të tjerë të Kryesisë. Unë kam informatë që zotëri Gola, nënkryetari i Kuvendit, është jashtë vendit zyrtarisht, pra në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, dhe për të tjerët, të paktën unë, nuk kam pasur informacione për mungesën e tyre. Andaj edhe si rezultat nuk kemi pasur kuorum për trajtimin e këtyre çështjeve në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit. Ndoshta partitë politike janë të zëna tani me çështjen e listave zgjedhore, por megjithatë jemi në një situatë të tillë dhe do të përpiqemi që këtë mbledhje që e kemi pasur të paraparë sot, ta mbajmë në ditët vijuese”, tha ajo.

Të tjera

Lajme

“Ja pse nuk kandidova”, sqarohet Driton Selmanaj

Ish-deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, nuk

Lajme

Dështon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të

Lajme Opinione

Deda kritikon partitë kryesore: Po i rikandidoni ata që kanë vjedhë vota

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilir