• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Dështon mbledhja e kryesisë së Kuvendit, opozita kritikon pozitën për punësime

nga Bota Press
25 Qershor, 2021
në Lajme
ShareShareShare

Ka dështuar mbledhja e kryesisë së Kuvendit të Kosovës, në mungesë të kuorumit. Ndërsa, opozita ka kritikuar mazhorancën për mungesën e tyre në këtë mbledhje, si dhe për punësimin e familjarëve të tyre nëpër institucionet e Kosovës.

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka thënë se në vazhdimësi po shihet një degradim i institucioneve të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje.

Tahiri: Koalicioni qeverisës ka nis degradimin e krejt institucioneve

“Sot dështoi që të mbahet një mbledhje e tillë. Pra ky koalicion i këtij 50 përqindshit të madh “krejt dhe drejt”, ka filluar që vërtet krejt t’i degradojë institucionet e Republikës së Kosovës. Ju e shini mos arritjen e kuorumit, mos ardhjen e kryetarit të kuvendit në një kuvend që do të duhej me prioritet të madh të trajtojë shumë problematika dhe çështje që do të duhej të vinin edhe nga Qeveria e Kosovës, dështon në mënyrën më të keqe të mundshme “, ka thënë Tahiri.

Sipas tij, përveç shkarkimeve masive, nuk është parë asnjëherë një ndërmarrje më të madhe të punësimeve familjare dhe mbi baza partiake, duke shtuar se nuk i mohojnë keqpërdorimet e mundshme edhe në të kaluarën për të cilat i bëri thirrje drejtësisë që të trajtohen me prioritet

Tahiri: Angazhimi më i madh i qeverisë ka qenë punësimi familjarëv.

“Angazhimi më i madh i kësaj qeverie gjatë këtyre 100 ditëve ka qenë punësimi familjarë, ka qenë punësimi jo shumë i militantëve sa ka qenë punësimi familjarë të tyre, pra shohim një angazhim në punësimin e familjarëve. Edhe Kuvendin e kanë kthyer në shërbim të punësimeve familjare“, tha ai.

Tahiri i bëri thirrje prokurorisë që t’i hetojë abuzimet që janë duke u bërë nga kuvendi dhe në secilin institucion dhe ministri të Kosovës.

Kurse, Armend Zemaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thënë se kjo është një pasqyrë e keqe dhe një neglizhencë jomorale që dëmton proceset demokratike në Kosovë, pasi është një mazhorancë e konsoliduar dhe e cila në kohën kur do të duhej të tregonte diçka ka vetëm degradim dhe kapje.

Ai njoftoi se sot në mbledhjen e kryesisë si LDK, do të kërkonin që të hyjë në rend dite debati parlamentar lidhur me veprimet e qeverisë për zbatimin e marrëveshjes së Uashingtonit.

Zemaj: Mbledhja e kryesisë dështoi pasi LDK do të kërkonte debat për marrëveshjen e Uashingtonit

“Nga ajo që e kemi parë, sigurisht ikja nga kjo kryesi është për shkak të kësaj teme, por sido që të jetë ne do ta procedojmë dhe do të kërkojmë që ky debat parlamentar të mbahet sa më shpejt, si nevojë imediate për të ruajtur partneritetin por mbi të gjitha për të vënë në pah të gjithë atë propagandë të egër e të ulët nga ish lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tash i shndërruar në kryeministër me mandat qytetarë, i cili nuk ka lënë gjë të zezë pa hedhur mbi takimin dhe marrëveshjen e Uashingtonit, ndërsa sot Kemi një pasqyrë tjetër mbi të gjitha edhe për Ujmanin por edhe për proceset tjera. Edhe për atë të njohjes me Izraelin. Dëshirojmë të dimë pozicionin e qartë, të saktë të Qeverisë së Kosovës, a janë partner me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, apo tentojnë atë që nuk do ta lejojë populli i Kosovës, as LDK, as shoqëria civile që Kosova të kthehet në një rrugë tjetër jo atë properëndimor“, ka thënë ai.

Përndryshe, kryesia në këtë mbledhje kishte paraparë të vendos për seancën e ardhshme të Kuvendit të Kosovës dhe kishte për shqyrtim raportin vjetor i performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2020, si dhe raportin vjetor i Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2020./Botapress/

Tags: \mbledhja e kryesise

Të ngjashme

Kosovë

Ekipi i FSK-së, ka arritur të nxjerr nga rrënojat një fëmijë të moshës 2 vjeçare

nga Bota Press
8 Shkurt, 2023
Lajme

“I pa moralshëm, i pafytyrë dhe i pa edukatë”, Vedati bën deklaratën e fortë

nga Bota Press
8 Shkurt, 2023
Kosovë

“Ka momente që e shtrëngoj karrigen”, Konjufca tregon kur mezi mbahet që të mos futet në debate në Kuvend

nga Bota Press
8 Shkurt, 2023
Lajme

Atdheu pas daljes nga BBVK: Theva rekord pa bërë seks, do pres Xhulin

nga Bota Press
8 Shkurt, 2023


Lajmet e fundit

  • Arbeb Kurteshi: Pse duhet të fundoset Asociacioni?
  • Ekipi i FSK-së, ka arritur të nxjerr nga rrënojat një fëmijë të moshës 2 vjeçare
  • Fatmir Bajraj: Kosova e Kurtit, nuk është më Kosova e Dr.Hotit !
  • Florim Zeqa: “SUPERPUNA” superfshesa e pastrimit të Kosovës!
  • “I pa moralshëm, i pafytyrë dhe i pa edukatë”, Vedati bën deklaratën e fortë

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.