• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Dëshpërohet edhe Isuf Thaçi: I kam çuar duart, SKV-ja e VV-së mësynë kapjen e Këshillit Drejtues në UP

nga Bota Press
24 Qershor, 2022
në Kosovë, Lajme
ShareShareShare

Senati i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” ka zgjedhur sot anëtarët e Këshillit Drejtues të universitetit. Selim Bezeraj, Rifat Krasniqi, Azem Hajdari, Arian Krasniqi dhe Naser Kabashi morën votat në rundin e tretë të votimit për anëtarë të KD-së.

Para se të fillonte mbledhja e senatit, në hyrje të Rektoratit kishte tensione nga ana e përfaqësuesve të studentëve që kanë qenë deri tani.

Njohësi i sektorit të arsimit, që ishte edhe zëvendësministër në Qeverinë Kurti I, Jusuf Thaçi ka kritikuar organizatën studentore të VV-së, SKV (Studim, Kritikë, Veprim), duke thënë se ia ka mësyrë që të kapë Këshillin Drejtues të UP-së.

“Meqë organizata studentore e LVV-së brenda Universitetit të Prishtinës (SKV, pra LVV) ia paska msy me kapë Këshillin Drejtues (KD) të UP-së, së paku do të duhej që këtë kapje ta bënte duke votuar njerëz dinjitozë për KD të UP-së, e jo me shpërfaqë aq brutalisht epshin për pushtet duke zgjedhur në organin më të lartë drejtues të UP-së njerëz që akuzohen për plagjiaturë e njerëz që nuk kanë kurrfarë vlere profesionale, shkencore e akademik”, ka shkruar ai.

“Mjerim!”, e ka quajtur Thaçi procesin e sotshëm zgjedhor.

Thaçi është shprehur i dorëzuar nga mundësia që arsimi në Kosovë të përmirësohet ndonjëherë. Thotë se i ka çuar duart dhe ka risjell një fjalë të vjetër si metaforë për situatën.

“P.S.: Personalisht moti i kam qu duart dhe nuk shpresoj që arsimi në Kosovë do të përmirësohet ndonjëherë, ama atyre që ende kanë shpresë desha t’ua kujtoj një thanje t’pleqve që thotë: “Hirra bylmet e shqiptari shtet nuk ban kurrë!”. Koha po ju jep të drejtë pleqve!”, ka shkruar ai.

Një reagim të mëhershëm e pati edhe udhëheqësi i organizatës ORCA, Rron GJinovci, i cili anëtarin e ri të KD-së në UP, Selim Bezeraj e ka quajtur plagjiator.

“Me ma së shumti vota të mbledhuna në Senat të UP-së, plagjiatori Selim Bezeraj me 23 vota zgjedhet anëtar i Këshillit Drejtues. I dyti mbas tij me 20 vota, anëtari i ri i Lëvizjes Vetëvendosje, i njohuri nga skeqi i stupcave Rifat Krasniqi. Urime organizatës së VV-së në universitet SKV-së e cila në koalicion me organizatën e Arian Janovës patën 7 senatorë studentë! Urime Ministres Nagavci këtë përparim në Arsimin e Lartë! Urime Kryeministrit fillimin e kapjes së institucioneve arsimore!”, ka shkruar Gjinovci.

Të ngjashme

Botë

Nisen dy anije të tjera nga Ukraina me produkte bujqësore

nga Bota Press
8 Gusht, 2022
Kosovë

Arrestohen katër persona në Sunny Hill

nga Bota Press
8 Gusht, 2022
Botë

Aneksimi i mundshëm i territoreve ukrainase, Zelensky paralajmëron një vendim

nga Bota Press
8 Gusht, 2022
Ekskluzive

Aslamova, Antonov, Vangerskii – kush janë spiunët rusë që u shpallën non-grata nga Kosova?

nga Bota Press
8 Gusht, 2022


Lajmet e fundit

  • Nisen dy anije të tjera nga Ukraina me produkte bujqësore
  • Arrestohen katër persona në Sunny Hill
  • Aneksimi i mundshëm i territoreve ukrainase, Zelensky paralajmëron një vendim
  • Çfarë shkroi spiunja ruse pas dëbimit nga Kosova
  • Kandiq: Në zonat ku ka vepruar Deliqi në Kosovë janë vrarë mbi 2,000 shqiptarë

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.