“Dëshmia e tij do të jetë e hapur, që ta dinë e gjithë bota shqiptare se kush qëndronte pas vrasjeve politike të rugovistëve, i cili do ta vërtetojë dekleratën e gjeneral Rexhep Selimit ku thotë se: “Pikë për pikë e ka shkruar Polari dhe kur i thotë Rexha Polarit: “Pse ke shkruar të pavërteta”, përgjigjja e Polarit ishte: “Po du me i shkatërrue plotësisht”” – ka shkruar Gani Geci në Facebook teksa ka njoftuar se vellau i tij, Fadili, do të përballet me Thaçin në Speciale.
E trajtimin e kësaj komunikate nga Specialja, po e quan lajm të mirë analisti dhe njohësi i zhvillimeve në vend, Nexhat Haziri.
Nexhat Haziri.
“Është lajm i mirë trajtimi i komunikatës numër 59 nga Gjykata Speciale me anë të së cilës një nga protagonistët e luftës, ushtar i UÇK-së Gani Geci, shpallej bashkëpunëtor i ushtrisë serbe dhe bëhej thirrje për vrasjen e tij. Është shumë e rëndësishme të zbardhet se kush qëndron pas kësaj komunikate që sipas mendimit tim mund të jetë zgjidhje e nyjës që do të qon drejtë zbardhjeve të vrasjeve të tjera politike të aktivistëve të LDK-SË dhe bashkëpunëtorëve të presidentit historik të Kosovës, Dr. IBRAHIM RUGOVËS, gjatë dhe pas periudhës së luftës në Kosovë”, shprehet Haziri për “Bota sot”.
Siç thotë Haziri, kjo mund të jetë edhe një nismë për zbulimin edhe të komunikatave tjera, të cilat ishin lëshuar në emër të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.
“Po ashtu trajtimi i kësaj komunikate hap rrugë edhe për trajtim dhe zbardhje edhe të komunikatave të tjera të lëshuara nga SHP i UÇK-së, si ajo numër 4 e vitit 1998, ku shkruhej për vrasjen e dy civilëve në Bellanicë të Malishevës me 2 tetor 1998, ku vriten Ramiz Hoxha dhe Selman Binishi”, thekson Haziri.
“Andaj dëshmia e z. Fadil Geci në Gjykatën Speciale për komunikatën numër 59, do të jetë një dëshmi e cila do të ndihmoj në zbardhjen e kësaj çështje e cila është shumë me rëndësi, pasi siç thash edhe më parë hap rrugë që të zbardhen edhe të tjera komunikata me anë të cilave njerëzit janë linçuar, dënuar e vrarë vetëm pse ata ishin aktivist apo edhe vetëm përkrahës të LDK-së dhe presidentit Rugova”, përfundon analisti Nexhat Haziri
Të tjera
Lajme Opinione
Skender Karaçica: Libri i historisë për klasën e shtatë në Maqedoninë e Veriut,me fyerje të rënda kundër kombit shqiptar në hapësirën etnike
Në vend të reagimit Në
Lajme Opinione
Fatmir Bajraj:Bllokimi i “ores së demokracisë”, axhendë e Kurtit !
Debllokimi i kësaj ORE, që presupozon
Aktuale
Dyshohet për dhunim të një të miture, ky është burri 50-vjeçar që u arrestua në Gjakovë
Një rast i rëndë i dhunimit