• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Dëshmi tronditëse nga dëshmitari i mbrojtur thotë se gjetën dy trupa në një varr dhe se njërin e njihnin e tjetrin jo

nga Bota Press
13 Dhjetor, 2021
në Aktuale
ShareShareShare

Pas kthimit nga pushimi i parë, prokurorja Silvia D’ascoli, tha se gjatë seancës private që u zhvillua paraprakisht, kanë mbetur te pika, ku dëshmitari W04674 po përshkruante që gjetën një varr dhe panë dy trupa në të dhe kishte thënë se njërin trup e ka njohur, kurse tjetrin jo.

Dëshmitari i dhjetë, deklaroi se trupin e parë vetëm e kanë zbuluar dhe kanë vënë re se është i panjohur, ndërkaq për trupin tjetër që kanë parë, ai bëri të ditur se e kanë njohur.

Sa i përket trupit të parë, të cilin nuk e kanë njohur, ai deklaroi se është dukur si zeshkan.

“Nuk mundem me thënë, veç u duke si zeshkan po kish pas filluar me u prish, u duke si zeshkan, fytyrën e gjatë”, tha ky dëshmitar.

Tutje, deklaroi se pasi gjetën këta dy trupa, i kanë mbuluar dhe i kanë lënë ashtu si i kanë gjetur e kanë shkuar në shtëpi.

“Si e kemi gjet, ashtu edhe e kemi lënë”, tha ai, kurse shtoi se herën e dytë që kanë shkuar te varri ka qenë pas dy apo tre ditësh, por se nuk i kujtohet saktë.

Ai tha se herën e dytë kur kanë shkuar e kanë zhvarrosur trupin dhe e kanë vënë në traktor.

“Herën e dytë kur kemi shkuar e kemi zhvarros trupin edhe e kemi qit në traktor e kemi pru prej shpisë”, ka thënë ky dëshmitar.

Kurse, trupin tjetër, ai deklaroi se vetëm e kanë mbuluar me dhe.

“Trupin tjetër veç e kemi mbuluar me dhe edhe qaty ka mbetë”, ka thënë ai.

Më pas, është kaluar sërish në seancë private, ku prokurorja D’ascoli do të vazhdojë marrjen në pyetje të dëshmitarit.

Në gjykatoren e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK), të hënën ka filluar dëshminë e tij, dëshmitari i dhjetë në gjykimin për krime lufte që po zhvillohet ndaj Salih Mustafës në Hagë.

Edhe ky dëshmitar, si gjithë dëshmitarët e tjerë në këtë gjykim po deklarohet nën masa mbrojtëse, si shtrembërimi i zërit dhe fytyrës.

betimiperdrejtesi

Tags: DeshmitaretGjykata SpecialeSali Mustafa

Të ngjashme

Aktuale

Ulja më drastike e pagës i bëhet kryetares së Kushtetueses, preken edhe Presidentja e kryetari i Kuvendit

nga Bota Press
1 Shkurt, 2023
Aktuale

“Televizioni i Kurtit”, aktivisti futet në studio të RTK’së gjatë transmetimit të lajmeve

nga Bota Press
1 Shkurt, 2023
Aktuale

Ja sa do të ishin pagat me propozimin e koficientit nga LDK-ja

nga Bota Press
1 Shkurt, 2023
Aktuale

Mbretëria e Bashkuar nuk do “enklavë serbe” me Asociacionin, emisari britanik shkon te Lajçaku në Bruksel

nga Bota Press
1 Shkurt, 2023


Lajmet e fundit

  • Nagavci ia bën “Like” Abdixhikut në postimin ku e kritikoi Kurtin për koeficientin
  • Ndodhi më në fund! Luizi dhe Kiara japin puthjen e parë
  • Ulja më drastike e pagës i bëhet kryetares së Kushtetueses, preken edhe Presidentja e kryetari i Kuvendit
  • “Televizioni i Kurtit”, aktivisti futet në studio të RTK’së gjatë transmetimit të lajmeve
  • Ja sa do të ishin pagat me propozimin e koficientit nga LDK-ja

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.