Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti, me një postim në rrjetin social Facebook, ka shkruar se sot është dashur që kryeministri Albin Kurti, të ishte në Luginë të Preshevës, pas vizitës që sot ka bërë kryeministrja serbe Ana Brnabic në veri të vendit.
Dërguti këto komente i bëri në kohën kur zv.kryeministri Besnik Bislimi, së bashku me ministren e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, po qëndrojnë në Luginë.
Postimi i plotë:
Sot është dashur të kemi reciprocitet kryeministrash: njëri në Luginë tjetri në Mitrovicë
P.S.
Mos m’i përmendni stickersat, ia ngjit, s’ia ngjiti, e njohti, s’e njoht
Duhet theksuar se krahas kësaj vizite të dyshes kosovare, kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka njoftuar se nuk do të pres në takim qeveritarët e Kosovës, pasi që sipas tij këta të fundit nuk e kanë përmendur asnjëherë çështjen e këtij rajoni në bisedimet e Brukselit me Serbinë./Botapress.info/