Edhe deputetja e VV-së, që në partinë e Kurtit aderoi nga Partia Demokratike e Kosovës, Adelinë Grainca, po del të ketë marrë para nga shteti për naftë.
Ajo në nëntor e dhjetor, nga shteti ka marrë 360 euro për shpenzimet e naftës, shkruan lajmi.net.Ajo ka deklaruar se udhëton nga Ferizaj në Prishtinë.
Në Agjencinë Kundër Korrupsion, Grainca ka deklaruar pesë vetura të biznesit. Më e shtrenjta nga to është ajo e 75 mijë eurove. /Botapress.info/