Deputetja e PE-së: Duam raporte normale mes Kosovës e Serbisë

 

 

Deputetja e Parlamentit Evropian, Alessandra Moretti, ka thënë sot se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq kanë “përgjegjësi të madhe për të gjetur një zgjidhje për të dyja vendet”, sepse qytetarët kanë frikë nga dhuna dhe duan paqe.

 

Konjufcës i parashkruhet vepra penale për pengim të personit zyrtar

Moretti ka përmendur rezolutën e Parlamentit Evropian që bën thirrje për dialog dhe deeskalim në mes të Kosovës dhe Serbisë, duke theksuar se ka pasur shumë episode dhune, prandaj duhet të gjendet një zgjidhje.

“Mesazhi që po dërgon Evropa është se qytetarët e Serbisë duhet të jenë të vetëdijshëm për rëndësinë e zgjerimit, Serbisë i duhet Evropa dhe Serbia i duhet Evropës”, tha ajo, duke ritheksuar domosdoshmërinë e deeskalimit në marrëdhëniet me Kosovën.

“Duhet të gjendet një ekuilibër, ne duam normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, por edhe Serbia duhet të gjejë rrugën e saj dhe të bashkohet me ne përmes reformave”, tha Moretti në prononcimin e saj për “FoNet”.

ngjashme