Jehona Lushaku nga LDK-ja, akuzoi Lëvizjen Vetëvendosje e përdor gjithë buxhetin e Kosovës për propagandë masive.
“Ne jemi të vetëdijshëm për këtë sepse na shajnë mijëra e mijëra njerëz në rrjetet sociale e na kërcënojnë çdo ditë; krejt këto i bëjnë me paratë tona. Por kjo na jep shumë vullnet që ne, që kemi vendosur me i rrit fëmijët tanë, të mos e lejojmë këtë gjendje”, u shpreh ajo.
Lushaku nga LDK-ja në emisionin “Click” në RTV21 tha se ajo e LDK-ja nuk e kanë interes që ë qeverisin me LVV-në pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
Ajo tha se as nuk do të donte të mendonte hipotetikisht se LVV-ja do të kishte rezultatin e njëjtë si në zgjedhjet e 9 shkurtit.
“Nuk kam dëshirë që ta shoh as në ëndërr, nuk ia dëshiroj fëmijëve të mi një të ardhme në 4-vjeçarin e ardhshëm nën qeverisjen e Vetëvendosjes, cilido që të jetë emri i qeverisë nga ata”, u shpreh ajo.



Të tjera
Aktuale
Kongresisti amerikan takon Abdixhikun dhe Osmanin në fillim të vizitës
Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike
Aktuale
Murati: Opozita fillimisht i përqeshte shtesat e tash po na kopjojnë në këtë politikë
Ministri në detyrë i Financave, Punës
Aktuale
Haga zbulon pse u kërkua kohë shtesë në rastin e Thaçit e të tjerëve
Gjykata Speciale doli me njoftim lidhur