• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Deputetja e LDK-së revoltohen me Hysenin i cili tha se u ndaluan nga policia serbe

nga Bota Press
27 Shkurt, 2023
në Lajme, Opinione
ShareShareShare

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku ka thënë se kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni po gënjen kur thotë se është ndalu nga autoritetet serbe në Luginën e Preshevës, përkatësisht tek Dheu i Bardhë. Ajo thotë se tri ditë më parë kaloi pa problem në atë pjesë, duke i respektuar procedurat, shkruan Insajderi.

Bunjaku ka konfirmuar për Insajderin se me ftesë të kryetarëve Nagip Arifi i komunës së Bujanocit dhe kryetari i Luginës së Preshevës, Shqiprim Arifi së bashku me disa këshilltarë komunal të LDK-së në Gjilan, kanë kryer pa probleme vizitën zyrtare.

Sipas saj Hysenit i ka ardhë inat që ka shkuar para tij, derisa e ka cilësuar si “film” nga ana e VV-së ndalimin e Hysenit me drejtorit e Kadastrit e deputetin Aliu.

“Atyre iu ka ardhë inati që kam shku pardje unë atje, sepse kam pasur ftesë prej dy kryetarëve të komunave me vete i kam pasur edhe këshilltarët komunal, kam shku zyrtarisht, mi kanë verifiku dokumentet në stacion dhe na kanë liru. Edhe kah jemi shku edhe kah jemi kthy. Ata donë më bë filma se ata me filma jetojnë e donë me nejt në qeveri, me filma. Kjo është një rrenë, se me kauza të rrjeshme nuk nuk mundem me mbajtë pushtetin, a me fitu e kanë fitu”, ka thënë Bunjaku për Insajderi.

Deputetja e LDK-së ka thënë se për vizitën e saj ka kryer të gjitha procedurat e nevojshme.

“Unë kam qenë në vizitë, në Bujanoc e Preshevë. Unë e kam lajmëru vizitën tek zyra ndërlidhëse tek Ministria e Punëve të Brendshme, procedurat të gjitha na kanë kry kanë vonu nja 20 minuta derisa na kanë verifikuar dokumentet dhe nuk kemi pasur asnjë problem”, ka thënë ajo.

Për vizitën e Bunjakut në Bujanoc njoftim zyrtar është lëshuar edhe nga komuna.

 

 

Ndërkohë, para pak çastesh kryetari Gjilanit, Alban Hyseni ka reaguar pas ndalimit që iu bë sot tek pika kufitare Dheu i Bardhë nga policët serbë.

Ai ka treguar se për Bujanoc ishin nisur për ngushëllime të familja e një të njohurit.

“Rrugës për Bujanoc, në ngushëllime për humbjen e vëllaut tek kolegu im, Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi, bashkë me deputetin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Luan Aliu dhe Kryesuesin e Kuvendit Komunal të Gjilanit, Arianit Sadiku, u ndaluam nga autoritetet serbe në pikën kufitare të Dheut të Bardhë“, ka thënë i pari i Gjilanit.

Hyseni po ashtu ka treguar se kanë pritur rreth dy orë në pikën kufitare teka është shprehur se janë diskriminuar pa arsye.

Theksojmë se kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, deputeti Luan Aliu dhe drejtori i Kadastrës në Gjilan, Bekim Salihu janë ndaluar sot te pika kufitare Dheu i Bardhë nga policët serbë. Ata ishin duke kaluar kufirin për në Preshevë./Botapress.info/

Tags: Alban Hysenikufivalentina bunjaku

Të ngjashme

Kosovë

“Katastrofë, na plasi”, qytetarët të dëshpëruar me internetin e operatorit “VALA”

nga Bota Press
2 Tetor, 2023
Lajme

Kimete Berisha: Nga lufta në mensë!

nga Bota Press
2 Tetor, 2023
Kosovë

“Qëllimi i terroristëve serbë ishte aneksimi i Kosovës”

nga Bota Press
2 Tetor, 2023
Kosovë

Befason Vuçiq me deklaratën e tij për terroristët

nga Bota Press
2 Tetor, 2023


Lajmet e fundit

  • Gashi tregon se si Radojçiqi korruptonte gjithçka dhe secilin në Veri
  • “Katastrofë, na plasi”, qytetarët të dëshpëruar me internetin e operatorit “VALA”
  • Aksident i rëndë mes disa veturave në Podujevë (Video)
  • Parlamenti Evropian pritet ta miratojë një rezolutë për raportet Kosovë-Serbi
  • Kimete Berisha: Nga lufta në mensë!

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.