• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Deputeti shqiptar tronditë Serbinë me deklaratën e tij në parlamentin serb

nga Bota Press
23 Tetor, 2021
në Aktuale
ShareShareShare

Deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi e ka konsideruar “Open Balkan” si një nismë të gabuar, pasi të drejtat themelore të shqiptarëve në Serbi janë shkelur. Ai theksoi se presidenti Vuçiç luan me dy standarde, sepse kërkon të realizojë Serbinë e Madhe.

Në fjalën e tij për gazetarët, Kamberi kërkoi që Kosova dhe Shqipëria, duhet të hartojnë një program të veçantë për të ndihmuar Luginën e Preshevës në momentet e saj më të vështira të përballjes me regjimin autoritar të Aleksandar Vuçiç.

“Ishte kënaqësi të pranoj ftesën në aktivitetin e sotëm ku marrin pjesë personalitete të shumta nga të gjitha hapësirat shqiptare, ku dhe Lugina e Preshevës është e përfaqësuar në kuadër të projekteve kombëtare. Insistimi jonë i vazhdueshëm është që Lugina e Preshevës të jetë e përfaqësuar edhe në agjendën e organizimeve të tilla joformale, por edhe të organizimeve të tjera shtetërore, duke pasur parasysh faktin se ajo përballet me një diskriminim të vazhdueshëm nga shteti serb dhe për këtë arsye është e domosdoshme, bashkëpunimi me dy shtetet amë, me Kosovën dhe Shqipërinë dhe me institucionet e këtyre vende me qëllimin që të hartohet një program i veçantë në mënyrë që të ndihmohet Lugina e Preshevës në momentet më të vështira të saj në përballjen me regjimin autoritar të Aleksandër Vuçiç”, tha ai.

Kamberi deklaroi se Lugina e Preshevës është në një proces politik me Beogradin zyrtar që nga viti 2001, të cilin e kanë detyruar të nënshkruajë me shqiptarët tre marrëveshje, por sipas tij, problemi qëndron se Beogradi në asnjë rast nuk ka dëshmuar vullnet politik për t’i zbatuar ato. Ai theksoi se mosrespektimi i këtyre marrëveshjeve sjell një dispozitë diskriminuese për shqiptarët atje.

“Fillimisht duhet të them se ne jemi në një proces politik me Beogradin zyrtar prej vitit 2001, prej përfundimit të konfliktit të armatosur dhe në këtë hark kohorë ne kemi arritur që të detyrojmë Beogradin të nënshkruajë me shqiptarët tre marrëveshje, por problemi është se Beogradi në asnjë rast nuk ka dëshmuar vullnet politik për t’i zbatuar ato. Kjo gjë sjell një dispozitë diskriminuese për shqiptarët atje. Qoftë në planin politik, ku mund të përmend mosnjohja e diplomave të të rinjve shqiptarë që mbarojnë shkollat e larta në universitetet e Kosovës në tërësi dhe është gjenerata e 13-të të cilët kanë përfunduar studimet dhe nuk u njihen diplomat. Çështja e mos integrimit e shqiptarëve në organet shtetërore, përdorimit zyrtar të gjuhës, integrimit tonë në sistemin gjyqësor, polici dhe gjithë institucioneve të tjera që veprojnë në nivel lokal”, tha deputeti shqiptar.

Kamberi mendon se mosnjohja e kufijve të shtetit të Kosovës nga Serbia, pengon integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në familjen e madhe evropiane. Ai thekson se Serbia është i vetmi shtet në rajon që largohet nga koncepti i sigurisë kolektive, pra të integrimit euro-atlantik.

Ai tha se Serbia po luan rolin e destabilizuesit në Ballkanin Perëndimor, duke kërcënuar kështu paqen në këtë rajon.

Tags: paralamenti serbShaip Kamberi

Të ngjashme

Aktuale

Deputetja Kearns: Britania nuk do të mbështesë krijimin e një enklave serbe në Kosovë

nga Bota Press
31 Janar, 2023
Aktuale

Lista Serbe: Asociacioni duhet të ketë kompetenca ekzekutive

nga Bota Press
31 Janar, 2023
Aktuale

Hovenier: Nuk mbështesim marrëveshje që kërcënon sovranitetin e Kosovës

nga Bota Press
31 Janar, 2023
Aktuale

Parlamenti Evropian mirëpret aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE

nga Bota Press
31 Janar, 2023


Lajmet e fundit

  • Nëse e shihni këtë person, lajmërojeni menjëherë Policinë e Kosovës
  • Të gjitha kapjet e RTK-së nga partitë politike të Kosovës -Ja çka thoshte VV-ja për RTK-në më 2016!
  • Deputetja Kearns: Britania nuk do të mbështesë krijimin e një enklave serbe në Kosovë
  • Lista Serbe: Asociacioni duhet të ketë kompetenca ekzekutive
  • Ditari i Buzhalës: Hamdi Anti-amerikanët që na prishën me SHBA-në

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.