Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka thënë se ka probleme brenda Lëvizjes Vetëvendosjes, ku deputetët për shkak të pakënaqësive që i kanë me partinë, i bojkotojnë seancat e Kuvendit.
Gashi tha se ka deputetë të VV-së që kanë autoritet dhe ndikim, e që disa muaj nuk ka marrë pjesë në punimet e kuvendit për shkak të pakënaqësive që kanë me VV-në.
“Unë të garantoj që ka shumë probleme brenda me deputetë të VV-së. Ka deputetë të VV-së që ka disa muaj që nuk vjen në Kuvend. Vjen nënshkruhet edhe thotë që: unë nuk votoj kurgjo për juve edhe del prej seancës”, tha Gashi.
Tutje ai nuk përmendi emra se kush është ky deputetë, mirëpo thotë se VV-ja ka kërkuar që ai ta dorëzojë mandatin.
“Nuk kam moralisht të drejtë të përmend emra të deputetëve të VV-së, nëse pak interesoheni i gjeni. Kogja me autoritet dhe ndikim që nuk marrin pjesë në punimet e Kuvendit për shkak të pakënaqësive me VV-në. I kanë thënë: Dorëzo mandatin, le të vjen dikush tjetër”.