Fajësimi i qeverive të kaluara për problemet që lindën gjatë qeverisjes së Kurtit është bërë tanimë temë e zakonshme.
E nga VV siç duket nuk e kanë ndërmend që ta ndalin këtë praktikë. Deputeti Artan Abrashi ka thënë në Kuvend se VV do t’a përmend për katër vite 20-vjeçarin e kaluar.
“Duhet ta theksojmë se mbi një miliard euro janë investuar për t’i përmirësuar kapacitetet gjeneruese dhe ja sot si është gjendja. Nëse jua vran ky 20 vjeçar veshin, kemi me jua përmend katër vjet të lume sepse përgjegjësia ka qenë vetëm e juaja dhe keni me dhënë përgjegjësi. Meqenëse nuk po jepni llogari para ligjit, së paku në foltore të Kuvendit kemi me jua përmend sa kemi me mujtë sepse faji është i juaji dhe ai nuk mund të tjetërsohet”, tha ai. /Botapress.info/