Pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, procesi i konstituimit të legjislaturës së re ka nisur zyrtarisht.
Që nga dje, në ambientet e Kuvendit të Kosovës ka filluar regjistrimi i deputetëve të rinj të zgjedhur, si hap formal që i paraprin seancës konstituive.
Gjatë ditës së djeshme, regjistrimin e kanë kryer deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa sot pritet të vijojnë deputetët nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Ndërkohë, të hënën është paraparë që të regjistrohen deputetët e koalicionit AAK-Nisma, si dhe ata nga komunitetet pakicë.
Ky proces është i domosdoshëm për të mundësuar mbajtjen e seancës së parë të Kuvendit, e cila do të mbahet më 15 prill 2025.
Në këtë seancë, përveç betimit të deputetëve, pritet të zgjidhet edhe kryetari i Kuvendit dhe të formohen strukturat e para parlamentare.



Të tjera
Lajme
Avdyli: Shumica në VV ishin pro Osmanit, e luta Kurtin ta propozojë për presidente
Deputeti nga Grupi Parlamentar i LVV-së,
Aktuale
Shqetësimi i ekspertëve: Zgjedhjet e reja, të dëmshme për ekonominë
Pas pamundësisë për të zgjedhur presidentin
Shëndetësi
Si të trajtohen infeksionet vaginale: këshillat e ekspertëve
Infeksionet vaginale janë një ndër problemet