Mergimtari Shemsi Rukovci përmes një postimi në Facebook, ka thënë se një deputetë i Lëvizjes Vetëvendosje i ka thënë një mërgimtarit se “kemi fatin si kurrë më parë ta poshtërojmë Evropën e cila gjithmonë ka qenë armik i Kosovës. Këtë sukses mund ta realizojmë vetëm tani me Kurtin kryeministër”.
Më pas Rukovci në koment ka treguar se bëhet fjalë për deputetin Milazim Salijaj.
E dhimbshme: Ndërron jetë në moshë të re ushtari i FSK-së, Valon Hajrizi
Gazeta Nacionale ka kontaktuar me deputetin Salijaj, dhe i njëjti e ka mohuar tek ketë thënë një fjali të tillë.
“Jo, këtë çfarë ju keni shkruar nuk e kam thënë. Ende jemi në Kuvend dhe nëse duhet sqaruar edhe më shumë, flasim kur të jemi të lirë.”- ka thënë ai në përgjigje për gazetën.