Depoja e barnave në Ministrinë e Shëndetësisë në Prishtinë ka qenë cak i vjedhjes para tri ditësh. Një 24-vjeçar dyshohet se ka vjedhur barna dhe pajisje nga kjo depo, që kapin vlerën e rreth 2 mijë eurove. Pas denoncimit, Policia ka arritur tek sot ta kap të dyshuarin, i cili tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policer.
Burimet nga Ministria kanë bërë me dije se nga depoja janë vjedhur barna metdaon morfinë, si dhe troden, e po ashtu edhe pajisje që në total dëmi i shkaktuar është rreth 2 mijë euro. I dyshuari e kishte kryer vjedhjen më 7 nëntor, në orët e mëngjesit.
Zyrtare: Arrihet “kompromisi” për vizat për Kosovën, vendimi hyn në fuqi më 1 nëntor 2023
Gjatë aksionit policor për arrestimin e të dyshuarit, burimet thonë se janë gjetur edhe një pjesë e barnave të vjedhura, teksa i riu është shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Personi i dyshuar me vendim Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit e po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin.
Gazeta do të ju mbajë të informuar për detajet e reja./Botapress.info/